Akuzat për fshehjen e viktimave, Rama: E turpshme. Me rëndësi të sigurojmë vaksinat

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka hedhur edhe njëherë poshtë akuzat e opozitës për fshehjen e viktimave nga koronavirusi. Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, kreu i qeverisë u shpreh se ky është absurditet dhe se fshehja e të vdekurve është e pamundur të ndodhë. Sipas kryeministrit janë mjekët që vendosin diagnozën dhe jo partitë politike.

Më vjen shumë keq që vazhdon kjo bisedë. Është teorikisht e pamundur. Nuk realizohet dot. Nuk janë vota në zgjedhjet brenda PD që praktika ka treguar numërohen sipas qejfit. Nuk ndodh është shumë e qartë dhe e thjeshtë.

Sepse nuk ka asnjë autoritet tjetër dhe asnjë forcë tjetër që të vendosë diagnozën e pacientëve dhe të mbushë kartelën e atyre që humbin jetën përveç mjekut. Të huash një poshtërsi të tillë duhet të mendosh ndër të tjera që mjekët janë jo vetëm të papërgjegjshëm që të shkelin mbi vete dhe ligjin.

Se kujto do t’i hynte në punë kjo këtë mund ta thotë vetëm imagjinata e atyre që arrijnë të përdorin edhe të vdekurit si nevojë e një lufte të dëshpëruar për pushtet. Është e shëmtuar dhe e turpshme për ne këtu që të diskutojmë këtë gjë. Diagnozat i vënë mjekët. nuk di se çfarë përgjigje tjetër mund të jap, por di që është kjo”, tha Rama.

I pyetur për vaksinën dhe llojin e saj që do të marrë Shqipëria, Rama tha se po bëjnë përpjekje për të mos mbetur pas në këtë proces. Kreu i qeverisë tha po ashtu se po tentojnë të marrin te gjitha llojet e vaksinave dhe nuk ka rëndësi çmimi.

Ne nuk jemi si të tjerët në këtë luftë sepse kemi edhe një tjetër që është shumë e madhe. Mijëra e ijëra familje që t’i kthejmë në shtëpi. Fondet kjo qeveri i ka vënë të gjitha në dispozicion. Përsa i përket vaksinën nuk jemi në fazën ku mund të zgjedhim të lirë apo të shtrenjtë.

Jemi në fazën ku po bëjmë përpjekje që ta kemi në dispozicion, duke filluar nga vaksinimi i bluzave të bardha, mësuesit, punonjësit e policisë dhe të gjithë me rrallë. Sasia që do prodhohet nuk do jetë e gjitha ajo që është nevojshme në ditën e parë.

Të vëmë ë dispozicion për këto kategori vaksinën sa më shpejt. Nuk jemi në avantazhin që janë vendet prodhuese apo vendet e mëdha. Po bëjmë përpjekje që të mos mbetemi jashtë këtij procesi. E lirë apo e shtrenjtë është temë tjetër. Mund të marrim nga të gjitha llojet e vaksinave. Është një proces intensiv që po zhvillohet. Shpresoj që të mos mbetemi mbrapa”, deklaroi Rama./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Tjetër aksident/ Makina përplas për vdekje këmbësorin dhe largohet nga vendngjarja

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në aksin nacional Pogradec-Korçë, në afërsi të fshatit...

Goditën me thikë dy adoleshentë për t’iu marrë paratë e xhepit, arrestohen të miturit shqiptarë

Dy të mitur me origjinë shqiptare, anëtarë në një organizatë grabitjesh kanë rënë në prangat e autoriteteve helene. Shqiptarët goditën me thikë dhe e...

U përputhën/ Andi i bën propozimin Teas, çifti largohet nga emisioni!

Një moment kaq i bukur dhe kaq i shumëpritur ishte deklarata që Andi dhe Tea bënë ditën e sotme: Të dalin të përputhur nga...

Bëri krimin makabër/ I riu del në park me kokën e prerë të babait

Një i ri i mbuluar në gjak, është parë nga fqinjët duke ecur dhe mbajtur në dorë kokën e prerë të babait të tij. Pasi...

Luhen 3 të parat javës së 16-të të Superiores, Kastrioti ndal Vllazninë pa gola në Shkodër

Fiton Kukësi, Skënderbeu dhe Apolonia ndajnë pikët në Korçë. Kategoria Superiore ka luajtur sot 3 takimet e para të javës së saj dhe pasdreke...

Lajme të tjera

Web TV