Balla: Meta ditën kthen ligjin për Policinë, natën takohet me ish-shefa “të kanabizuar”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla reagon pas dekretit të Presidentit Ilir Meta që kthen për rishqyrtim në Kuvend Ligjin për Policinë e Shtetit.

Sipas numrit të dy të PS, kreu i shtetit kthen ditën ligjin për Policinë, ndërsa natën takohet me ish shefa policie që i quantre të kanabizuar.

Gjithashtu ai nuk ka harruar të përmendë edhe pjesëmarrjen e Metën në ditëlindjen e aktorit të humorit Bes Kallaku duke theksuar se Presidenti ditën dhe natën shkel ligjin për festa kolektive, duke treguar seriozitetin ndaj shqiptarëve kur flet për Kushtetutë.

Presidenti i Republikës kthen ditën ligjin për Policinë e Shtetit, ndërsa Ilir Meta takohet natën me ish-shefa policie që i quante të kanabizuar! Ndërsa mes ditës dhe natës, shkel ligjin për festa kolektive, duke u treguar shqiptarëve se sa serioz është kur flet për Kushtetutë e për ligj”, shkruan Balla.

Më herët Presidenti Ilir Meta ka rikthyer për shqyrtim në Kuvend ligjin “Për Policinë e Shtetit”. Sipas kreut të shtetit, ky ligj krijon hapësira për të gjurmuar dhe mbikëqyrur çdokënd përgjatë procesit zgjedhor.

Policia e Shtetit mund të keqpërdoret për të survejuar kundërshtarët politikë të forcës qeverisëse dhe intimiduar qytetarët apo mbështetësit e tyre”, thuhet në arsyetimet e Presidentit./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern...

Shtatzënia përshpejton plakjen, por ja çfarë ndhodh pas lindjes

Ndryshimet e thella fizike, hormonale dhe kimike që lidhen me shtatzëninë mund të bëjnë që ora e plakjes të kthehet më shpejt, duke i dhënë moshës biologjike të...

“Eglën e njoh shumë mirë…”/Hygerta Sako zbulon detaje për banoren jashtë shtëpisë së BBV

ot e ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë gazetarja Hygerta Sako, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për...

Aktiviteti elektoral i presidentit Biden me ish-presidentët Obama e Clinton,shënon rekord

Shuma e dhurimeve është një demonstrim i mbështetjes së demokratëve për presidentin Biden në një periudhë kur anketimet vazhdojnë të tregojnë nivele të ulëta...

Ngacmimet nga interneti/ Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është qyteti i dytë pas Tiranës që ka raportimet më...

Lajme të tjera

Web TV