Greqia s’do të rihapet më 30 nëntor, lockdown total do të ketë shtyrje

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Ndonëse ishte parashikuar që lockdown të hiqej më 30 nëntor, Greqia ka vendosur që të shtyjë këtë masë për të frenuar rastet me koronavirus.

Zëdhënësi i qeverisë greke Stelios Petsas bën të ditur se Greqia nuk do të rihapet ashtu siç ishte plani fillestar. Lockdown total do të ketë shtyrje, pasi të dhënat epidemiologjike nuk e lejojnë rikthimin në normalitet.

Përsa i përket hapjes së shkollave, vetëm komisioni i specialistëve të epidemiologjisë do të vendosë nëse dhe kur do kthehen nxënësit në shkollë, ku një datë e mundshme për shkollat fillore është 7 dhjetori.

Periudha festive në Greqi do të jetë ndryshe, pasi nuk do të lejohet qarkullimi nëpër qytete, do të ketë orar më të zgjatur ndalim qarkullimi.

Po ashtu, për Krishtlindje nuk do të hapen baret dhe restorantet, ndërsa ka shpresë të funksionojnë restorantet për pak orë në mbrëmje, gjatë festave.

Zëdhënësi i qeverisë ka theksuar se do vazhdojë mbështetja e punëtorëve dhe biznesit, me 7.5 miliardë euro “të vendosura mënjanë” në buxhet për përballimin e kësaj situate të zgjatur./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Njerëzit nuk janë të vetmit , tashmë edhe robotët

Kompania e robotëve Boston Dynamics shpenzoi një vit e gjysmë për të krijuar makina që kërcejnë si njeriu. Robotë që...

Ndërron jetë profesori i Akademisë së FA, Xhaçka mesazh prekës

Është ndarë nga jeta pedagogu i Akademisë së Forcave të Armatosura, Agim Sulaj. Lajmin e hidhur e jep ish-ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila...

‘Më mirë martohu e bëj fëmijë’/ Deklarata e Albi Nakos që ndezi rrjetin

Një 40-vjeçare ishte mes tyre që konkurroi këtë të diel në emisionin ‘Just Dance’ dhe ndërsa të gjithë duartrokitën për talentin, koreografi Albi Nako...

Skandal / I dha ilaçe të gabuara dy pacientëve me COVID, që më pas humbën jetën, mjeku në pranga

Një tjetër skandal në Itali, një mjek në spitalin e Brescias mësohet tu ketë dhënë qëllimisht ilaçe me efekt anestetik dhe bllokues neuromuskular pacientëve...

Sulmohet biznesmeni i njohur, autorët i lënë brenda mjetit një shufër hekuri dhe një mesazh në letër

Makina e në biznesmeni në Shkodër është shkatërruar gjatë natës së kaluar. Mësohet se mjeti tip “Tiguan”, me targë AA 289 OA, me ngjyrë...

Lajme të tjera

Web TV