Musk bëhet njeriu i dytë më i pasur në botë, lë pas Bill Gates dhe Zuckerberg

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Elon Musk është njeriu i dytë më i pasur në botë, pasi ka rrëzuar nga froni Bill Gates. Pas një rritje të vazhdueshme të vlerës së aksioneve të Teslas, pasuria neto e sipërmarrësit është rritur me 7.2 miliardë dollarë duke shkuar në total në 127.9 milionë dollarë.

Burimet financiare të tij janë shtuar me më shumë se 100 miliardë dollarë këtë vit, duke tejkaluar të gjithë të tjerët në Indeksin e Miliarderëve Bloomberg, i cili rendit 500 njerëzit më të pasur të botës. Në janar, Musk ishte në vendin e 35-të.

Shefi ekzekutiv i ndërmarrjes së makinave elektrike tani renditet menjëherë pas shefit të Amazon, Jeff Bezos. Tre të katërtat e vlerës neto të Musk vijnë nga aksionet e Tesla. Nëse rritja e çmimit të aksioneve të Tesla-s vazhdon, Musk mund të arrijë një marrëveshje bonus me një vlerë rekord 55.8 miliardë dollarë.

Tesla ka vlerën më të lartë të tregut nga çdo kompani makinash në botë, edhe pse bën shumë më pak automjete se të tjerët. Kompania pritet të dorëzojë deri në 500,000 automjete elektrike këtë vit, krahasuar me prodhimin vjetor të prodhuesit japonez të makinave Toyota, rreth 10 milionë.

Musk përveç makinave elektrike është i përfshirë dhe në mjetet hapësinore përmes kompanisë së tij SpaceX, e cila javën e kaluar dërgoi katër astronautë në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar me raketa Falcon dhe kapsulën Dragon nën një kontratë tregtare me Nasa.

Gates, i cili bashkë-themeloi Microsoft, ishte personi më i pasur në botë për vite me radhë para se të rrëzohej nga vendi i parë nga Bezos në 2017. Pasuria e Gates është me vlerë 127.7 miliardë dollarë, por mund të ishte më e lartë nëse  nuk do të kishte dhuruar shuma të mëdha për bamirësi gjatë viteve.

Lexo edhe :  Sërish aktiv vullkani Merapi në Indonezi

Një javë më parë, Musk kaloi Zuckerberg dhe kaloi në vendin e tretë. Themeluesi 36-vjeçar i Facebook ka rënë përsëri në vendin e katërt këtë javë, pas biznesmenit francez Bernard Arnault, shefi ekzekutiv i LVMH, kompania më e madhe e mallrave luksoze në botë. /Re.D/Fjala.al


Të fundit

‘Befason’ Lorik Cana, prezanton me mall ish të dashurën e tij (Foto)

Lorik Cana mes siguri ka bërë për ujë të ftohtë bashkëshorten e tij mbrëmjen e sotme. Si fillim ai...

Zbulohet skema/ BE jep alarmin, ja si po blihen pasaportat europiane

Rusët, kinezët dhe sauditët kanë siguruar qasje të pakufizuar në Bashkimin Europian përmes Maltës, e cila po u shet pasaporta atyre të kalojnë më...

Zgjedhjet e 25 prillit/ Policia blindon kufirin me Greqinë, Merkaj: Kemi informacion për…

Persona me precedentë kriminalë mund të shfrytëzojnë kufijtë tokësorë për të hyrë dhe dalë nga Greqia, për këtë arsye janë shtuar masat në dy...

“Si lopë, e shpifur”/ Acarohet Bebe Rexha dhe iu kthehet në shqip ndjekësve

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, është mjaft e drejtpërdrejtë me fansat e saj, e herë pas here u jep atyre edhe...

‘100 ditë, 100 arritje’/ Rama: 8 milionë turistë do të vizitojnë Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Instastory” ka publikuar një ndër 100 arritjet e qeverisë gjatë mandatit të dytë. Teksa na ndajnë edhe 2...

Lajme të tjera

Web TV