“Amerika u rikthye”/ Joe Biden: Jemi gati të udhëheqim botën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i zgjedhur Joe Biden deklaroi se ka ardhur koha që vendi të kthehej në pozitën ku ndodhej para 4 viteve dhe të mbyllë kapitullin” Amerika e Para”, politikë e udhëhequr nga Trump.

Me moton e tij “ America is back” , Biden së bashku me zv/presidenten Kamala Harris, pezantuan 6 zyrtarët të cilët pritet të marrin detyrat më të rëndësishme gjatë qeverisjes 4-vjeçare të Biden.

Joe Biden në fjalën e tij theksoi se qëllimi i tij është rivendosja e të gjitha marrëdhënieve të cënuara gjatë administratës së Trump dhe forcimin e marrëdhënieve me aleatët.

“Njihuni me ekipin tim. Ata mishërojnë bindjet e mia thelbësore se Amerika është më e forta kur punon me aleatët e saj. Është një ekip që do ta mbajë vendin dhe njerëzit tanë të sigurt është një ekip që pasqyron faktin se Amerika është kthyer, e gatshme për të udhëhequr botën, jo për t’u larguar  prej saj. Edhe një herë, jemi gati të përballemi me kundërshtarët tanë dhe të mos refuzojë aleatët tanë “, tha Biden.

Individët e zgjedhur për poste të larta, sidomos sekretari i ardhshëm i shtetit, Antony Blinken, kanë një botëkuptim globalist, të ndryshëm nga administrata Trump dhe
Blinken, në fjalën e tij theksoi se është e rëndësishme që të forcohet raporti me Evropën dhe  e vuri theksin tek bashkëpunimi.

Përveç Blinken, ekipi i Biden përfshin Jake Sullivan si këshilltar të sigurisë kombëtare, Linda Thomas-Greenfield si ambasadore e SHBA në Kombet e Bashkuara e cila në fjalën e saj tha se Amerika Multilateralizmi Diplomacia janë kthyer. John Kerry rikthehet si i dërguari i posaçëm për çështjet klimatike.  Avril Haines, pritet të jetë në krye të inteligjencës Kombëtare.

Biden përzgjodhi gjithashtu Alejandro Mayorkas për të kryesuar Departamentin e Sigurisë Kombëtare dhe Janet Yellen, ish kryetare e Rezervës Federale pritet të emërohet si Sekretare e Thesarit. Zyrtarët e përzgjedhur, shumica e të cilëve do të kërkojnë konfirmimin e Senatit, u prezantuan në një aktivitet të organizuar për këtë qëllim në Uilmington të shtetit Delauer.

Lexo edhe :  Shembja e urës në Baltimore/ Gjenden dy trupa të pajetë në një kamion të zhytur në ujë

Presidenti në largim, Donald Trump i hapi rrugën Joe Biden në krye të SHBA-së, dhe që nga e hëna në ka filluar edhe procesi i tranzicionit për pushtet.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Pluhuri afrikan, Guri: Duhet të ishte parashikuar, qytetarët të painformuar

Të gjithëve iu ka rënë në sy këtë të mërkurë moti i pazakontë. Shqipëria u zgjua e mbuluar nga...

A do rikthehet pluhuri saharian në Shqipëri? Sinoptikani zbulon çfarë pritet të ndodhë

Të gjithëve iu ka rënë në sy këtë të mërkurë moti i pazakontë. Shqipëria u zgjua e mbuluar nga një re pluhuri që shumë...

Shembja e urës në Baltimore/ Gjenden dy trupa të pajetë në një kamion të zhytur në ujë

Trupat e dy personave të pajetë janë nxjerrë nga një kamion i kuq, i cili ra në ujë ku u shemb ura e Baltimores...

Kauza reale e opozitës është ‘përfillja’ e Berishës

Nga Mero Baze Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, ishte në Tiranë dhe nuk pati asnjë dilemë për vlerësimet pozitive ndaj qeverisë sa...

Simptomat alarmante të Ishemisë, hapat si ta parandaloni

Mosha bashkë me genet janë një faktor vendimtar në goditjen e ishemisë. Ndonëse këto faktorë janë të pandryshueshëm, njeriu mund të ndërmarrë disa masa për...

Lajme të tjera

Web TV