Demollari bën “radiografinë”: Kombëtarja, më e mira po vjen, pasardhësi im… Kallaku

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ai është një nga ikonat e padiskutueshme të Kombëtares kuqezi, por edhe të futbollit shqiptar të dy dhjetëvjeçarëve të fundit të mijëvjeçarit të shkuar dhe fjala e tij ka peshë në mjedisin e topkëmbës shqiptare.

Për Sulejman Demollarin, janë 3 fjalë që e përmbledhin gjithçka: “Sukses, festë dhe shpresë!” Kjo ishte, sipas tij, Shqipëria e Ligës së Kombeve të Evropës, që arriti të përmbyllte me sukses detyrën dhe objektivin e saj për të qenë në vendin e parë të një grupi. Për të qenë të sinqertë me vetveten, nuk ndodh shpeshherë një gjë e tillë.

Shpresa për të ardhmen është edhe më e madhe vetëm duke parë prurjet e shumta dhe rinovimin e Kombëtares, me futbollistë që janë të njohur edhe në Evropë. Dhe, duke folur pas mbylljes së një cikli kuqezi, Demollari, ndjek të njëjtën linjë për Kombëtaren, teksa thotë: “Më e mira është duke ardhur!” Ndërsa kur pyetet në lidhje se cilin prej lojtarëve “e bekon” si pasardhësin e tij, gishti drejtohet tek Sherifi. “E kemi nisur si favoritë Ligën e Kombeve dhe duke parë ecurinë, krahas ndeshjeve jo të mira, erdhëm duke e ngritur nivelin e lojës”, – ka thënë ish-futbollisti i Dinamos.

“Në fund erdhi edhe suksesi që të gjithë e prisnim duke marrë vendin e parë në grup. Ishte një sukses për të gjithë futbollin shqiptar, një sukses për Kombëtaren dhe tani do të vendosim në një vazo më lart, – ka vijuar ai. – Kombëtarja u paraqit e rinovuar në bazë të projektit “Reja”. Kemi pasur edhe shumë prurje si Kallaku, Broja, Kumbulla, Cepele dhe emra të tjerë. Kështu u tregua se ekipi kombëtar do të jetë grup që do të pretendojë shumë në të ardhmen. Konkurrenca është gjithmonë progres dhe kjo është meritë e Federatës, sektorit të përzgjedhjes te Kombëtarja.”

Lexo edhe :  "Ushqimi për mua është ilaç", modelja e famshme tregon se si e trajtoi depresionin

“Prurjet kanë qenë të mira edhe nga moshat, – ka vijuar ish-futbollisti i cili spikati edhe në Rumani me Dinamon e Bukureshtit. – Puna bëhet në grup dhe të gjithë që janë pranë Rejës kanë meritat e tyre për këto prurje të shumta. Pra ishte një bashkëpunim mes stafit teknik dhe Federatës. Ka pasur shumë thirrje të futbollistëve të rinj e deri te Hoxhallari që do të debutonte me Shqipërinë. Më e mira do të vijë padyshim pasi puna është shumë profesioniste. Sa i përket trajnerit Reja, të gjithë e dimë se kush është ky teknik dhe ekipet që ka drejtuar në karrierë.”

“Ka filozofinë e vet të lojës për skemën e shumë përmendur dhe kur trajneri varet nga rezultatet, – ka theksuar 54-vjeçari. – Objektivi i Shqipërisë u arrit dhe për këtë meriton një “Bravo”. Po lojtar që spikat më shumë për të ardhmen sipas tij? “Futemi pak edhe në rolin e fantazistit për momentin, unë veçoj Sherif Kallakun, – thotë ish-fantazisti kuqezi. – Një lojtar kyç për të ardhmen është edhe Broja, pa harruar mbrojtjen me Kumbullën dhe Çepelen. Gjithmonë do të kemi lojtarë që do t’i kemi për të ardhme të mirë.”
“Pasardhësi im te Kombëtarja? E thashë edhe njëherë që duke u futur pak në atë rolin e fantazisë, Sherif Kallaku”, – përfundoi Sulejman Demollari.

l.m/Fjala.al

Të fundit

‘Ethet e Dengës’?/ OBSH ngre alarmin: Sëmundja virale, ka shënuar shifra rekord këtë vit

Epidemia e Etheve të Dengës po përhapet me shpejtësi në Karaibe dhe Amerikën latine, duke shënuar shifra record nga...

“Në Maj nisin faturimet e reja”/ Ja sa kilovati do të paguajnë furrat që tregtojnë bukë

2600 furra buke që operojnë në mbarë vendin nuk do të preken nga rritja e çmimit të energjisë elektrike. Nga Lushnja, Zv/Kryeministria Belinda Balluku...

Meta denoncon në Prokurori: Më kanë vjedhur hard diskun në zyrën e PL!

Kreu i PL, Ilir Meta ka denoncuar në Prokurorinë e Tiranës se në zyrën e Partisë së Lirisë, persona të paidentifikuar kanë vjedhur një...

Tavo zbulon nëse do të kandidojë për PS në Himarë: Kemi shumë punë përpara

Prefekti i Vlorës, Vangjel Tavo ka komentuar në një prononcim për mediat mbledhjen e këshillit bashkiak të Himarës, ku Blerina Bala u votëbesua për...

Jam i Kuq

Nga Edison Ypi Kam kujtu se jam i zi. Por kam rrejt veten. Nuk jam i zi. Jam i kuq. Kam fakte që nuk jam...

Lajme të tjera

Web TV