Kombëtarja e femrave vijon përgatitjet për sfidat me Qipron dhe Portugalinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka nisur në fillim të javës grumbullimi i Kombëtares së të rriturave në futboll për femra, në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet zyrtare për Eliminatoret e Evropianit 2022, atë ndaj Qipros, më 27 nëntor 2020 në Stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, dhe ndaj Portugalisë, më 1 dhjetor në fushë të huaj.

Që prej së martës, grupi prej 21 futbollisteve të ftuara nga trajneri Armir Grima është plotësuar, pasi ekipit i janë bashkuar edhe lojtaret që aktivizohen me klube jashtë vendit.

Siç dijet, përfaqësuesja kuqezi e vajzave të topkëmbës është grumbulluar në në Shkodër.
Ndërkohë që ka nisur edhe seancat stërvitore në fushën e Barbullushit për të përgatitur dy ndeshjet e radhës.

Gjithashtu, po ndiqet çdo procedurë e protokollit sanitar për shkak të epidemisë së “Covid-19” ku gjatë këtyre ditëve skuadra do t’i nënshtrohet edhe testit të tamponëve para ndeshjeve.

l.m/Fjala.al

Të fundit

Plas skandali, okulistja i ngatërron numrin e syve qytetares tek “Iraniani”

Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë te një okuliste te Poliklinika e Specialiteteve...

Albano Bogdo ‘thumbon’ Robert Berishën për Nora Istrefin, moderatori habit me përgjigjen

Konkurrentët e “Ferma VIP” janë vënë përballë disa pyetjeve pikante në sfidën “E vërtetë ose Dënim”. “Ne të dyve na pëlqen shumë kënga  “Ana” të...

Ndahet nga jeta në moshën 82 vjeçare ish-senatori amerikan

Ka ndërruar jetë Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pranë postit të Nënpresidentin kur kandidoi me demokratin Al Gore në zgjedhjet e...

Qytetari akuzon Metën se ka vjedhur floririn në Krrabë, ja si i përgjigjet ish-presidenti

E ndërsa emri i ish-presidentit Ilir Meta mbetet ndër emrat më të lakuar se fundmi në dyert e SPAK për shkak të akuzave te...

Furnizuesi më i madh i ujit në Britani zhytet në krizë më të thellë financiare

Thames Water i rrënuar nga borxhi nuk ka arritur të mbledhë një injeksion të madh parash nga aksionerët, zbuloi ajo të enjten, duke fajësuar...

Lajme të tjera

Web TV