Mbyllja e pjesshme e shkollave, Basha publikon videon: Qeveria nuk ka plan për pandeminë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar një sekuencë të një deklarate të tij, ku akuzon qeverinë se nuk ka një plan për menaxhimin e pandemisë.

Basha ka thënë se pa plan nuk e luftojmë dot pandeminë, ndërkohë që shton se qeveria duhet të ketë në prioritet shëndetin dhe jetën e shqiptarëve.

Ditën e djeshme Rama tha se shkollat nuk janë vatra infeksioni. Sot ka deklaruar mbylljen e pjesshme të shkollave.Për këdo që I ka dëgjuar këto dy deklarata në më pak se 24 orë, është e qartë që Rama ka dështuar me kontrollin ndaj pandemisë. Tregon që nuk ka plan, çfarë thotë sot nuk e thotë nesër dhe pa plan nuk e luftojmë dot pandeminë. Nuk e fitojmë dot betejën për të mposhtur pandeminë dhe për të shpëtuar jetë njerëzish me vendime kuturu. Kjo siç e dini ka qenë edhe shqetësim kryesor dhe thirrja ime kryesore dhe vazhdon të mbetet preukopimi im kryesor.

Duhet një qeveri e përgjegjshme e cila lë gjithçka tjetër, gjithçka tjetër është sekondare. Sot jeta, shëndeti dhe ekonomia e shqiptarëve është prioritare”, ka thënë Basha.

Të fundit

A do dërgojë NATO trupa në Ukrainë? ja si përgjigjet presidenti Zelensky

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky, i pyetur nga gazetarët në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, ka...

Rama: Presim të jemi me ju në ditën kur Ukraina do të marrë frymë lirisht

Kryeministri Edi Rama pas Samitit Ukrainë – Evropa Juglindore: Lufta ndalet, duke ndalur agresorit. Ukraina meriton të mbështetet dhe të ndihmohet me të gjitha mjetet...

Rama në konferencë me Zelenskyn: Të nderuar të mikëpresim një udhëheqës të rezistencës

Kryeministri Edi Rama deklaroi se kombi shqiptar mbështet Ukrainën në luftën e saj kundër agresionit rus. Në një konferencë të përbashkët për shtyp në Tiranë...

Samiti i Ukrainës në Tiranë/ Erdogan: Gati të rikthejmë palët në tryezën e bisedimeve

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka mbajtur një fjalë përshëndetëse në samitin për Ukrainën që po mbahet në Tiranë. Në një videomesazh presidenti...

FOTOLAJM/ Shkrepet fotoja familjare e samitit për Ukrainën, Rama dhe Zelensky në qendër

Pas përfundimit të punimeve të samitit për Ukrainën në Tiranë, liderët pjesëmarrës janë bashkuar për të shkrepur foton familjare. Kryeministri Rama dhe presidenti i Ukrainës...

Lajme të tjera

Web TV