Ish-deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi do jetë e ftuar sot në orën 18.30 në emisionin “HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU” në FJALA TV.
Çupi do analizojë mënyrën se si qeveria ka menaxhuar pasojat e tërmetit të 26 nëntorit 2019. Masat që ka marrë, rindërtimi i shtëpive dhe menaxhimi i 1.15 miliardë Eurove që BE dha si ndihmë për Shqipërinë.
Përse PD ka qenë gjithnjë kritike për këtë menaxhim dhe çfarë do bënte më mirë PD nëse do ishte në pushtet? Çupi do të bëjë edhe një analizë të situatës politike 5 muaj përpara zgjedhejve parlamentare të 25 prillit.
Si po përgatitet PD në këto zgjedhje dhe programi i kësaj force politike. Por edhe për mënyrën e qeverisjes së PS në këto 8 vite. Si po e menaxhon pandeminë e coronavirusit dhe përplasjet e fundit mes opozitës dhe mazhorancës. Këto dhe të tjera, na ndiqni në një intervistë me ish-deputeten e PD Dhurata Çupi.
Na ndiqni LIVE sot në 18.30 në “FJALA TV” në live stream, facebook dhe youtube. Një “Hard Talk” që nuk duhet të humbisni.