Çfarë mund të mësojë bota nga pandemia e Covid-19

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Nga Martin Wolf
Gjëja e vetme më e rëndësishme që kemi mësuar deri tani nga Covid-19, është se sa dëm mund të shkaktohet nga një pandemi relativisht e butë krahasuar me standardet historike afatgjata. Ta quash pandeminë të”butë”, nuk do të thotë të nënvlerësosh vuajtjet që ajo ka shkaktuar dhe do të vazhdojë të shkaktojë, përpara se të nisë një program i efektshëm vaksinimi në nivel global.

Por nga ana tjetër Covid-19 ka treguar një cënueshmëri sociale dhe ekonomike shumë më të madhe sesa e imagjinonin ekspertët. Është e rëndësishme takuptojmë se përse ndodh kjo, dhe të mësojmë se si të menaxhojmë më mirë ndikimin e sëmundjeve të tilla në të ardhmen.

Në një studim të fundit, David Cutler dhe Lawrence Summers nga Universiteti i Harvardit, e vlerësojnë koston totale të Covid-19 vetëm në SHBA në 16 trilionë dollarë ose 75 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto të një viti në SHBA.

Gati gjysma e saj është vlera kumulative e PBB-së së humbur, e vlerësuar nga Zyra e Buxhetit në Kongresin Amerikan. Pjesa tjetër është kostoja e vdekjeve të parakohshme dhe dëmet ne shëndetin fizik dhe mendor, sipas vlerave të përdorura zakonisht për ekonominë më të pasur dhe më të madhe në botë.

Ata gjykojnë se kostoja totale është 4 herë më e madhe e ajo e recesionit që pasoi krizën financiare të vitit 2008. Nëse kostoja për botën do të ishte gjithashtu në nivelin 75 për qind e PBB-së vjetore, kjo shumë do të ishte rreth 96 trilionë dollarë, me kurset e këmbimit të barazisë së fuqisë blerëse.

Mendoj se kjo shumë është me siguri një mbivlerësim. Gjithsesi, kostoja është e madhe.

Deri më tani, numri global i të vdekurve nga Covid-19 vlerësohet në 1.4 milion. Tani ka thuajse 10.000 vdekje në ditë ose rreth 3.5 milion në 1 vit.

Nëse do të ruhet ky ritëm, vdekjet kumulative gjatë 2viteve të para mund të arrijnë afro 5 milion, ose pak më shumë se 0.06 për qind e popullsisë globale. Për ta vënë këtë në kontekst, Gripi Spanjoll, që u shfaq në vitin 1918, zgjati 26 muaj dhe mori diku midis 17-100 milion jetë njerëzore, ose midis 1- 6 për qind të popullsisë së atëhershme globale.

Një numër i krahasueshëm i vdekjeve për Covid-19 sot, do të ishte midis 80 dhe më shumë se 400 milion. Disa pandemi, veçanërisht Vdekja e Zezë në shekullin e 14-të, kanë qenë shumë më vdekjeprurëse edhe se gripi spanjoll.

Një raport i vitit 2006 nga CBO argumentonte se “një pandemi që përfshin një lloj gripi shumë virulent (si ai që shkaktoi pandeminë e vitit 1918), mund të sillte një ndikim afatshkurtër në ekonominë botërore, i ngjashëm në thellësi dhe kohëzgjatje me atë të recesioni mesatar të pasluftës që ndodhi në SHBA”.

Por gripi spanjoll vrau rreth 675.000 amerikanë nga popullsia e atëhershme prej vetëm 103 milion. Kjo shifër është sot ekuivalente me mbi 2 milion viktima. Nëse CBO do të kishte të drejtë, ndikimi ekonomik i kësaj pandemie do të kishte qenë shumë më i vogël se sa ka qenë realisht.

Një studim i ngjashëm për Komisionin e BE, botuar gjithashtu në vitin 2006, mbërriti në përfundimin se “ndonëse një pandemi do të shkaktonte shumë vuajtje njerëzore, ka shumë të ngjarë të mos përbënte një kërcënim të rëndë për makroekonominë evropiane”.

Edhe ky përfundim ishte krejtësisht i gabuar.

Lexo edhe :  Të gjithë fajin nuk e ka Tirja

Pra, pse ka qenë kaq i madh dëmi ekonomik i një pandemie të tillë relativisht të “butë”? Përgjigja është:sepse kjo është e mundur. Njerëzit që jetojnë në begati, mund të heqin lehtësisht dorë nga një pjesë e madhe e shpenzimeve të tyre normale ditore, ndërsa qeveritë e tyre mund t’i mbështesin në një shkallë të gjerë njerëzit dhe bizneset e prekura.

Kjo është gjithashtu ajo që presin njerëzit nga qeveritë. Reagimi ndaj pandemisë, është sot një reflektim i mundësive ekonomike dhe vlerave shoqërore, të paktën në vendet e pasura. Ne jemi të përgatitur të paguajmë një çmim të madh për ta frenuar një pandemi. Dhe mund t`a bëjmë shumë më mirë se më parë.

Disa argumentojnë se metodat e zgjedhura, sidomos bllokimet pa dallim, kanë qenë kryesisht përgjegjëse për këto kosto të mëdha ekonomike. Ata sugjerojnë se, sëmundja (dhe po kështu i sëmuri) duhet të ishte lejuar të endej lirshëm, ndërsa kërkojnë mbrojtjen e vetëm më të rrezikuarve.

Kjo tezë është shumë e diskutueshme. Një nga arsyet, është se sa më e lartë të jetë shpeshtësia e sëmundjes, aq më shumë njerëz do të jenë të vendosur të mbrojnë veten e tyre, dhe kjo është theksuar në Parashikimin Ekonomik Botëror të FMN-së.

Përvoja aktuale, në krahasim me analizat kosto-përfitim të alternativave teorike, e forcon më tej drejtësinë e kauzës për ta shtypur plotësisht sëmundjen, sigurisht aty ku është e mundur. Një studim i fundit nga Instituti për Mendimin e Ri Ekonomik, tregon se vendet kanë ndjekur dy strategji:shtypjen, ose shkëmbimin e vdekjeve me ekonomisë. Në përgjithësi, shumë vende kanë bërë më mirë në të dyja aspektet. Ndërkohë, vendet që kanë sakrifikuar jetë njerëzorë, kanë pasur prirjen të kenë një vdekshmëri të lartë, por edhe kosto ekonomike të larta.

Tani, në mesin e një vale të dytë të infeksioneve dhe bllokimeve në Evropë, dështimi për të vazhduar me masat shtërnguese derisa të arrihet në një kontroll të plotë mbi virusin, siç ndodhi në valën e parë, duket të jetë një gabim i madh. Sigurisht, testimi, gjurmimi dhe karantina efektive, do të ishin akoma më të preferueshme.

Por kjo është e pamundur nëse rastet e reja janë afër niveleve të fundit. Ne kemi ende shumë për të mësuar nga Covid-19, dhe duhet t`a bëjmë këtë, pasi pandemia tjetër mund të jetë shumë më vdekjeprurëse se kjo aktualja. Ndërkohë, ne duhet të synojmë të shpëtojmë sa më shpejt të jetë e mundur nga katastrofa aktuale.

Për këtë do të kërkohet një nivel i lartë i bashkëpunimit global. Ndërsa kostot e pandemisë kanë qenë të jashtëzakonshme, për fat të mirë reagimi ka qenë shumë shkencor. Tani vaksinat e suksesshme duhet të prodhohen në masë dhe të shpërndahen në të gjithë botën. Një hap i rëndësishëm është që të gjitha vendet, përfshirë SHBA-në, t’i bashkohen Covax, nismë për të siguruar vaksina për të gjithë botën. Sfidat globale, kanë nevojë për zgjidhje globale.

Covid-19 ka qenë një shok ekonomik shumë më shkatërrues, sesa prisnin ekonomistët. Ky është një leksion i madh. Një sëmundje edhe më virulente, është krejtësisht e mundshme në të ardhmen. Herën tjetër, ne duhet t`a mundim shumë më shpejt sëmundjen e re. Tani shumë njerëz mendojnë për lirinë. Por siguria e njerëzve, duhet të mbetet ligji suprem i politikës, sot dhe përgjithmonë.

Burimi: The Financial Times

 

Të fundit

Protokollet nuk i lejojnë, tifozët e Elbasanit udhëtojnë për të mbështetur skuadrën

Ndonëse tifozeritë nuk lejohen në stadium, për shkak të protokollit të masave për mbrojtjen nga virusi “Covid-19”, tifozë të...

33-vjeçarja jep dorëheqjen si mësuese, shet foto nudo në internet

Një 33-vjeçare e cila punonte si mësuese, ka hequr dorë nga profesioni i saj dhe ka nisur punën si modele seksi. Courney Tillia ka...

Biden nuk e largon drejtorin e FBI-së që u emërua nga Trump

Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Joe Biden i ka kërkuar Christopher Wrayt të mbetet në pozitën e drejtorit të Byrosë Federale të Hetimeve...

Rita Ora përfundon në librat shkollorë të Spanjës

Së fundmi po bën xhiron e rrjetit lajmi se Rita Ora duket ka përfunduar në librat shkollorë në Spanjë. Një person ka zbuluar përmes një...

“M’fal emocion që s’e kam ditur që ekziston” Ledri Vula i dedikon vargjet e ëmbla së bijës

  Sara Hoxha dhe Ledri Vula u bënë prindër për herë të parë në fillim të dhjetorit. Që nga ai moment, dyshja nuk është kursyer...

Lajme të tjera

Web TV