Gara e vështirë dhe përgjegjësia e shteteve për të shpërndarë Vaksinën Anti-Covid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Italia brenda 15 ditëshit të parë të mujajit janar të vitit 2021 do të ketë aplikuar pjesën më të madhe të vaksinave tek popullsia. Synohet që vaksinimi tek studentët të jetë masivisht i lartë dhe ata të kenë përfunduar këtë etapë të parët, që të ketë një fillim sa më të shpejt të sezonit shkollor.

Do të jetë një garë me kohën, e cila do të përfshijë edhe pesë vaksinat e tjera të rezervuara nga Italia, përmes kontratave të nënshkruara me BE… Kompania “PFIZER” është kompania e parë që qeveria Italiane ka në plan të fillojë administrimin e vaksinës kundër Covid-19, duke filluar që nga janari dhe brenda 15 ditëve të ketë rezultat. Kuota italiane e vaksinës nga kompania amerikane është 3.4 milion doza, me një administrim të dyfishtë pas 21 ditësh: prandaj 1.7 milionë italianë do të përfshihen dhe e njëjta kompani do të furnizojë dhoma të ftohta të afta për të ruajtur dozat në temperaturën prej minus 75 gradë. Synimi është që të hidhet aksioni i parë brenda dy javësh, duke përdorur sistemet e ruajtjes së temperaturës të prodhuara nga vetë kompania.

Sigurisht që do të jetë një garë me kohën, e cila do të përfshijë edhe pesë vaksinat e tjera të rezervuara nga Italia, përmes kontratave të lidhura me Bashkimin Europian. Kompanitë e tjera të përfshira për fazën e tretë të testimit, por edhe që janë në pritje të certifikimit për të dalë në treg janë Sanofi, Astra-Zeneca, Curevac, Moderna dhe Johnson. Komisioneri për urgjencën e koronavirusit, Domenico Arcuri, mori përgjigje ndaj kërkesave për logjistikë dhe shpërndarje në të gjitha rajonet.

Deri më tani, janë identifikuar 300 pika të ruajtjes dhe administrimit të vaksinave. Pjesa italiane e kontratave dhe opsioneve që Komisioni Evropian tashmë ka përcaktuar me kompanitë farmaceutike është 13.6%  numri i dozave që mund të mbërrijnë në gjashtë muajt e parë të vitit të ardhshëm nuk është përcaktuar ende me siguri, por sigurisht që do të jetë vaksinim masiv, megjithëse do t’u jepet përparësi grupeve të caktuara të popullsisë.

Gjermania ka njoftuar se ka kontrata të drejtpërdrejta, mundësi dhe marrëveshje me kompani, por edhe përmes Komisionit Evropian për 300 milion doza. Spanja, e cila ka një popullsi prej 47 milion banorë, ka njoftuar se do të ketë 70 milion doza të vaksinës në muajt e ardhshëm. Dje Komisioni Evropian tha se ishte gati të lidhte një kontratë të shtatë. Me pak fjalë, Evropa, dhe gjithashtu Italia, ndoshta do të kenë një numër të madh të dozash vaksinash për të mundur virusin.

Si përfundim, në mars do të ketë përfunduar vaksinimin ajo pjesë e popullsisë, që realisht ka nevojë për t’ju dhënë përparsi të cilët janë pikërisht: të moshuarit, diabetikët, pacientët me kancer, obezët, pacientët me sëmundje kronike. Në përgjithësi duhet që të kufizohen rekomandimet në lidhje me vaksinën anti-covid, por për një pjesë të popullisë do jetë e detyrueshme dhe këtu bëjnë pjesë mjekët e infermjerët. Nënsekretarja e Shëndetësisë Sandra Zampa thotë: “nëse nuk merrni vaksinën në atë vend publik nuk mund të punoni atje”.

Lexo edhe :  “Lonely Planet”: Berati mes kështjellave, kanioneve dhe maleve të shenjta

Ndërsa për shkollën, detyrimi i drejtpërdrejtë mund të parashikohet, edhe për shkak se detyrimi i vaksinimit ekziston, megjithëse është i kufizuar në çerdhe dhe kopështe. Është shumë e nevojshme që të ketë një mbulim që 70% të popullsisë të jetë e vaksinuar. Ky nuk është një qëllim i lehtë duke marrë parasysh që, sipas një sondazhi të Ipsos, 16% e italianëve nuk duan që të marrin vaksinën në 2021, ndërsa 42% duan të kuptojnë më parë efektivitetin e saj. Dhe se aplikacioni “Immuni”, për ndjekjen dhe mbajtjen nën kontrroll të situatës, u shkarkua vetëm nga 10 milion njerëz. Një precedent jo shumë inkurajues edhe për aplikacionin e ri që duhet të shoqërojë fushatën më të madhe të vaksinimit në histori. Gjithsesi mund ta themi se parandalimi është më mirë se kurimi…

Faza në të cilën është zhvillimi i vaksinës kineze

“CoronaVac” është një nga 48 vaksinat kandidate kundër koronavirusit që ndodhet në fazë eksperimentale. Ajo është një vaksinë që bazohet te virusi, i bërë inaktiv në mënyrë kimike. Të gjithë pjesëmarrësit në test nuk kanë rezultuar kurrë pozitivë me koronavirus dhe nuk kanë udhëtuar asnjëherë në zonat me incidencë të lartë infektimi.

AGI – Coronavac, vaksina kundër Covid-19 bazuar në virusin e inaktivuar të zhvilluar nga grupi farmaceutik kinez Sinovac, prodhon një përgjigje të shpejtë imune, por niveli i antitrupave që prodhon është më i ulët se ai i njerëzve që kanë kapërcyer sëmundjen. Janë rezultatet paraprake të bazuara në dy fazat e para të provave klinike në Kinë, me mbi 700 pjesëmarrës, të botuar në revistën Lancet Sëmundjet Infektive. “Konkluzionet tona tregojnë se Coronavac është në gjendje të shkaktojë një përgjigje të shpejtë të antitrupave brenda katër javësh nga imunizimi, me dy doza vaksine në një interval prej 14 ditësh”, sipas Zhu Fengcai, një nga autorët e studimit, sipas të cilit ky rezultat e bën vaksinën të përshtatshme për përdorim urgjent.

Vaksina e Sinovac deri më tani nuk ka prodhuar efekte serioze anësore dhe gjithashtu mund të ruhet në një frigorifer normal në një temperaturë midis 2 dhe 8 gradë dhe të mbetet e qëndrueshme deri në tre vjet, ndërsa ato nga Pfizer-BioNTech dhe Moderna kërkojnë temperatura më të ulta të ruajtjes. Ndërkohë, vaksinat e zhvilluara nga dy kompani të tjera farmaceutike kineze, Sinopharm dhe CanSino, të dyja pjesë e programit të administrimit të urgjencës, gjithashtu treguan siguri dhe rezultat për të prodhuar përgjigje imune në dy fazat e para të provave klinike.

Megjithatë, mbetet për t’u verifikuar në fazën 3 të eksperimentimit nëse përqendrimi i antitrupave të “CoronaVac” është i mjaftueshëm për të parandaluar infektimin dhe nëse vaksina është e duhura dhe për të moshuarit.

Përgatiti faqen Melisa Rama

 

Të fundit

Operacionet e Policisë, reagon Balla: Po gjurmohen personat me precedentë kriminalë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar gjatë ditës së sotme në lidhje me operacionet e fundit të policisë...

Sikur edhe Metën ta zënë në një kat të tetë!

Nga Frrok Çupi Në një kat të ulët nuk ka asnjë shans që të zihet Ilir Meta. Vetë la për të nënkuptuar se vilën e...

Shëndeti riprodhues/ Qeveria hedh për konsultim projektligjin

Një grua mund të bëhet nënë përmes riprodhimit të asistuar  pasi të ketë kaluar 18 vjeçe  dhe deri në moshën 53 vjeçe. Qeveria ka hedhur...

Mori në krahë djalin pasi ia rrëmbyen gjyshërit, nëna prek me deklaratën e saj

Nëna 23-vjeçare, Ile Gjuni, është bashkuar me djalin e saj tw mitur, Amarin pas më shumë se 1 jave. Ditën e sotme, vjehrra e...

Kina mund të përpiqet të marrë nën kontroll Hënën? Ja çfarë thotë NASA

NASA ka paralajmëruar se Kina mund të tentojë të marrë përsipër pjesë të Hënës brenda vetëm disa viteve. Administratori i agjencisë hapësinore Bill Nelson...

Lajme të tjera

Web TV