Halit Valteri akuza nga Kuvendi: Ka dy mundësi, të falimentojmë nga mbyllja ose të vdesim nga Covid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i opozitës Halit Valteri gjatë fjalës së tij në Kuvend ka folur për situatën aktuale nga pandemia e koronavirusit si dhe ka kujtuar tërmetin që goditi vendin një vit më parë ku humbën jetën 51 persona dhe qindra të tjerë u plagosën.

Teksa është shprehur se ky vit na ka lënduar të gjithëve, ai ka theksuar se humbjet dhe dhimbjet kanë prekur secilin prej nesh.

Valteri ka deklaruar se shqiptarët ndodhen përballë dy mundësive, falimentimit nga mbyllja ose lirisë që sjell vdekjen nga COVID-19.

Sipas tij, e gjithë kjo situatë ndodh për shkak të dështimit të klasës politike 30-vjeëare që ka dështuar edhe me politikat e saj shëndetësore.

Kemi dëgjuar çdo histori të mundshme. Kemi mësuar nga një telefonatë e vetme për humbjen e njerëzve të dashur, miqve dhe të njohurve tanë, kemi mësuar se disa prej tyre fillimisht u zgjuan duke u ndjerë mirë, pastaj gradualisht u sëmurën, rezultuan pozitiv me Covid-19 dhe si qindra të tjerë, brenda javësh humbën jetën.

Pavarësisht pamjes së zymtë, sfida e vërtetë është nëse ajo çfarë dimë rreth këtij virusi është e vërtetë apo jo. Nuk po luftojmë vetëm mbi opinionet ndaj një fakti dhe ende nuk e dimë nëse fakti është me të vërtetë një fakt. Jemi në mëdyshje nëse mjekësia po na thotë të vërtetën. Jemi në mëdyshje nëse qeveria po thotë të vërtetën. Jemi në mëdyshje mbi atë që po ndodh, që shfaqet, që publikohet dhe mbi të gjitha që po shqetëson pamasë qytetarët”, u shpreh Valteri.

Më tej ai foli edhe për dyshimet e ngritura për Covid ku theksoi se “Ky dyshim, i shoqëruar me masat anti-Covid të kërkuara për të luftuar këtë pandemi, na ka bërë të ndihemi më të vetmuar se kurrë.

Nuk dëshiroj të kontribuoj në pesimizëm, por sistemi kriminal 30-vjeçar, na ka vënë sot përpara dy zgjedhjeve: ose të mbyllemi dhe të falimentojmë ose të vdesim nga Covidi, pasi nuk ka asnjë mundësi tjetër. Po e theksoj këtë fakt, mbi të gjitha, sepse ka akoma shumë imbecilë mesh nesh që mendojnë se kjo klasë politike, 30-vjeçare, mund të sjellë ende ndonjë gjë të mirë”./Bl.Ba/Fjala.al

Lexo edhe :  SPAK arreston disa zyrtarë të Bashkisë së Tiranës

Të fundit

Meta denoncon në Prokurori: Më kanë vjedhur hard diskun në zyrën e PL!

Kreu i PL, Ilir Meta ka denoncuar në Prokurorinë e Tiranës se në zyrën e Partisë së Lirisë, persona...

Tavo zbulon nëse do të kandidojë për PS në Himarë: Kemi shumë punë përpara

Prefekti i Vlorës, Vangjel Tavo ka komentuar në një prononcim për mediat mbledhjen e këshillit bashkiak të Himarës, ku Blerina Bala u votëbesua për...

Jam i Kuq

Nga Edison Ypi Kam kujtu se jam i zi. Por kam rrejt veten. Nuk jam i zi. Jam i kuq. Kam fakte që nuk jam...

Blerina Bala kryetare e komanduar, analisti bën paralajmërimin e bujshëm: Nëse Beleri…

Këshilli Bashkiak i Himarës, me 15 vota pro dhe 4 kundër komandoi Blerina Balën si drejtuese të bashkisë Himarë. Juristi Kreshnik Spahiu tha në një...

E keni menduar ndonjëherë? Zbuloni çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni çdo ditë supë

Edhe pse supa konsiderohet si një ushqim i mirë për rastet kur keni temperaturë ose ndonjë sëmundje tjetër, duhet të dini se kjo varet...

Lajme të tjera

Web TV