Masat anti-Covid, skenarët si do zhvillohet mësimi në shkollat 9-vjeçare dhe gjimnaze

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Pas kërkesës nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë që shkollat të bëhen në mënyrë të kombinuar, online dhe në klasa, ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka njoftuar se ky skenar i ri do të nisë më 1 dhjetor. Kushi ka zbuluar edhe klasat që përjashtohen nga mësimi online.

Pas rekomandimit të djeshëm për zhvillimin e mësimit të kombinuar jam sot këtu për t’iu informuar rreth disa vendimeve. Dua të shpreh vlerësimin për punën në këto muaj të parë të vitit shkollor. Dini të tregoni se jeni hallkë e shëndetshme. Gjej rastin që për mësuesit dhe prindërit e tyre të prekur të ndaj urimin për shërim sa më të shpejtë. Ne kemi përgatitur dhe kemi bërë publike skenarët e mundshëm. Mbrëmë pas konsultimeve dhe orëve të gjata të punës kemi hartuar shtojcën për vitin 2020-2021 e cila është në faqen e Ministrisë.

Shkollat do kenë fleksibilitet në përzgjedhjen e orëve të kombinuar në varësi të kushteve të saj specifike. Skenari i mësimit do të nisë nga data 1 dhjetor deri në një vendim tjetër. Gjatë kësaj periudhë do vazhdojë i njëjti program arsimor dhe orari mësimor që shkollat kanë tani.

Çdo të premte shkollat do të raportojnë në zyrat arsimore dhe pastaj do të merret vendimi për çdo shkollë. Sipas këtij udhëzuesi klasat e arsimit fillor nga e para në të pestën dhe klasa e 12 do vazhdojnë normalisht mësim se deri tani.

Ndërkohë klasat e tjera do bëjnë mësim kështu: Në javën tek, dy ditët e para në shkollë dhe tre ditët e tjera online.

Në javët çift ditët këmbehen. Në varësi të situatës së Covid-19 nëse ka rëndim të situatës mund të aplikohet skenari kur vetëm maturantët bëjnë mësim në shkollë ndërsa të tjerat online“, u shpreh Kushi./Bl.Ba/Fjala.al


Të fundit

Komiteti Teknik i Ekspertëve: Karantinë e detyruar 2 javore për ata që vijnë nga këto shtete

Kryetarja e Komitetit Teknik, Mira Rakacolli tha se për dy javë do të ketë karantinë të detyruar për personat...

Ankaraja thirrje SHBA-së: Mos ndërhyni në raportet tona me Greqinë

Përpos përplasjes me ministrin e jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, të cilën shefi i diplomacisë greke Nikos Dendias u përpoq më pas ta zbuste me...

Travis Barker befason Kourtney Kardashian për ditëlindje

Travis Barker ndau një seri të quditshme të fotografive dhe videove me të dashurën Kourtney Kardashian, derisa ylli televiziv po feston ditëlindjen e saj...

Balla nga Peqini: Votojmë Edi Ramën që të mos kthehemi përsëri tek politika e vjetër e pengmarrësve të këtyre 30 viteve

Drejtuesi Politik i PS për qarkun e Elbasanit, Taulant Balla u shpreh nga Peqini se Partia Socialiste do të vazhdojë të investojë edhe më...

Çfarë përfitojnë punonjësit tuaj nëse sigurohen nga COVID 19?

Sigurimi i punonjësve nga aksidentet në punë ofron përfitime financiare për punonjësit dhe shmang përgjegjësitë e punëdhënësit për dëmtime apo aksidente që mund të...

Lajme të tjera

Web TV