Operacioni antidrogë në Elbasan/ Policia jep detaje: Droga u kap në një furgon me dru

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Policia e Elbasanit jep të dhënat zyrtare mbi operacionin antidrogë të zhvilluar pak orë më parë në Elbasan.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të drogave të forta, pas një hetimi njëmujor me metoda proaktive, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Elbasan, zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Kështjella”.

Si rezultat i këtij operacioni, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, në një furgon që transportonte lëndë drusore, që drejtohej nga shtetasi G. B., 46 vjeç, banues në Elbasan, i cili është arrestuar në flagrancë, Policia gjeti dhe sekuestroi 8 pako me lëndë narkotike të dyshuar heroinë me peshë totale 4 kilogramë e 215 gramë heroinë dhe një sasi kanabisi.

Gjithashtu, në kuadër të operacionit janë arrestuar edhe disa persona të tjerë që dyshohet se kanë lidhje me këtë veprimtari kriminale./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Rita Ora përfundon në librat shkollorë të Spanjës

  Së fundmi po bën xhiron e rrjetit lajmi se Rita Ora duket ka përfunduar në librat shkollorë në Spanjë. Një...

“M’fal emocion që s’e kam ditur që ekziston” Ledri Vula i dedikon vargjet e ëmbla së bijës

  Sara Hoxha dhe Ledri Vula u bënë prindër për herë të parë në fillim të dhjetorit. Që nga ai moment, dyshja nuk është kursyer...

Moderatorja shqiptare e thotë troç, ja sa energji harxhohet gjatë seksit

Moderatorja e njohur, Elona Duro ka zbuluar se sa kalori harxhon njeriu nga marrëdhënia seksuale. E ftuar në 'Ftesë në 5', Elona Duro, Raina Kovaçi...

U infektua për herë të dytë nga COVID-19, ndërron jetë pacienti

Autoritetet gjermane janë vënë në alarm nga mutacioni i ri i virusit që po përhapet me shpejtësi dhe po infekton mijëra njerëz çdo ditë. Një...

Derby është i kuq/ Partizani mposht Tiranën, përleshen tifozët

Partizani dhe Tirana janë përballur me njëra-tjetrën në takimin që mbylli javën e 15-të të Kategorisë Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit, të luajtur...

Lajme të tjera

Web TV