Rama kujton tërmetin e 26 nëntorit: Më e mira është e gjitha përpara nesh!

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama në një vjetorin e tërmetit tragjik të 26 nëntorit me 51 viktima ka bërë një raport të gjithë ngjarjeve që kanë ndodhur në vendin tonë, që nga ajo ditë e zymtë për kombin shqiptar.

Shefi i qeverisë përmes një video-montazhi në Facebook shkruan se është e vështirë që të mendosh ato ditë të vështira që kemi kaluar së bashku.
Ai thekson se fatmirësisht është e rëndësishme që jemi në rrugën e duhur të ringritjes dhe marrjes së vetes pas gjithë asaj ngjarje tragjike.

“U zgjuam natën nga tundjet e shtëpisë, Ishin tmerr. Menjëherë telefonatat. Durrësi keq. Mbërrin makina dhe nisem për në Durrës. Gjatë gjithë rrugës flisja me kë mundesha ministra, kryetar bashkisë, Laçi keq, Thumana shumë keq. Të gjithë ishim në këmbë. Nuk e kishim provuar më parë diçka të tillë në jetën tonë. I kam çuar aty në makinë në atë stres dhe në atë nxitim sms disa nga shefave të qeverive që i ndjeja më afër në atë moment.

Arrij në Durrës, arritja ishte drithëruese tek rrënojat e pallatit që kishin zënë poshtë banorët. Shoh para Edisionin një ish deputetin tonë që kërkonte motrën dhe fëmijët. Tmerr. Kisha një frikë të çuditshme nga vetmia.  Kanë qenë ditët dhe netët më të çmendura të jetës time. Nuk mbaja mend as datat pas dy apo tre ditësh.

Ankthi ishte se sa kampe do të ngrija unë me çadra me kushtet minimale për ato që kishin ngelur pastrehë. Ju jam mirënjohës të gjithë atyre që më ndihmuan, në radhë të parë pronarëve të hoteleve, atyre që na erdhën të na ndihmojnë në kërkim shpëtimit nuk e besoja që kishte aq shumë miq Shqipëria në atë moment të zymtë.

Pastaj konferenca e madhe. Jemi endur sa andej këtej në Thumanë, Laç Durrës, Tiranë etj, telefona pafund me miqtë e huaj por frika kishte kaluar dhe se gjërat po bëheshin të gjitha bashkë, po fatmirësisht arritëm që të mblidhnim mbi një miliardë në Bruksel dhe ishte një arritje shumë e madhe, ishte një mbështetje e madhe për Shqipërinë, Ishte e mrekullueshme që të gjithë shqiptarët kudo ishim u bëmë bashkë dhe më e keqja kaloi.

Çdo krizë është një mundësi, e dija që duhet që këtë fatkeqësi duhet ta shndërroja në një fillim të mbarë, për mijëra familje, për ata për fëmijët e tyre, për të dalë më të fortë. Tashmë njerëzit kanë filluar që të kthehen në banesat e tyre dhe po ashtu janë ndërtuar shkollat dhe mësuesit dhe nxënësit kanë mundësi më të mira që nuk krahasohen me ato që humbën atë natë. Kanë nisur dhe pallatet e para dhe do të bëjmë lagje të reja që do të jenë të reja. Njerëzit ankohen, por unë nuk kënaqem kurrë nga puna ime. Me këtë punë kam mësuar se duhet durim, punët e mia duan shumë durim, bota i ka ngritur shumë më përpara këto që ne po i bëjmë tani ne na duhet kohë dhe punë. Nuk na mungon përkushtimi”, është shprehur Rama.

Lexo edhe :  "Më ishte bërë për t’u futur në xhepa"/ Rudina Dembacaj e thotë troç: Kam bërë operacion gjoksin

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Kërcënohet dhe denigrohet presidentja e Kosovës Vjosa Osmani

Faton Peci, këshilltari i presidentes në detyrë të Kosovës Vjosa Osmani bën me dije se kjo e fundit është...

Epidemiologu Alimehmeti shpjegon pse mund të prekesh nga Covid-19 edhe pas vaksinimit

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti deklaron se edhe në rast se një person bën dy dozat e vaksinës ndaj COVID-19, sërish mundësi të infektohet me...

Presidenti Meta dekreton aktet normative për vaksinën antiCovid

Presidenti i Republikës, Ilir Meta miraton aktet normative për marrëveshjen e qeverisë shqiptare me kompaninë Pfizer, për marrjen e vaksinës anti Covid e konsideruar...

Veliaj dhe ambasadori i Izraelit, homazhe në Memorialin e Holokaustit: Koha të reflektojmë

Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të viktimave të Holokaustit, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bëri thirrje për reflektim dhe për të lënë...

Policja shqiptare provokon me foton +18/ Në mes të borës gjysmë e zhveshur

Policja kosovare, Linda Aliu njihet për fotot e saj provokuese në rrjetet sociale. Pavarësisht motit të ftohtë, ajo ka publikuar disa foto seksi nga Brezovica. Ajo...

Lajme të tjera

Web TV