Shtrëngohen masat, Manastirliu rekomandon mësimin me alternim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria është futur në ditë të kqija. Boritë e alarmit që kanë rrënë prej kohësh, për rekorde me numra të infektuarish e humbje jete, duket se vetëm tani po kuptohen thellësisht si të tilla. Pandemia “Coivid 19” është shtrirë në të gjitha rrethet por në kryeqytet është shtruar këmbëkryq. Pas ezaurimit të shtretërve në tre spitale së fundi u fut në funksion dhe “Covid-4”, gjë që tregon se situata vetëm po percepiton në anën negative të saj. E megjithatë ende nuk ka vend për panik…

Masat po forcohen me qëllim për të shmangur atë që quhet “lockdovvn”, apo thënë ndryshe: izolim. Një gjë e tillë është shprehur në vazhdimësi nga kryeministri Edi Rama. Megjithatë prej kohësh qeveria është vënë përpara presionit që në aktivitetin e masave të ndërmara prej saj të mbyllte dhe shkollat e cikleve 9-vjeçare dhe atij të mesëm për ta kaluar mësimin në sistemin online.

Kjo kërkesë e vashdueshme ka ardhur pasi shkollat dhe klasat mësimore ishin kthyer në vatra të infeksionit dhe të shpërndarjes së tyre përmes nxënësve, shumica e të cilëve ishin asimptomatik. Ndërkohë që një gjë e tillë deri tani është bërë vetëm me universistetet. Por rritjet e rasteve ditore dhe numrit të viktimave ne Covid-19 i kanë detyruar autoritetet shëndetësore t’i kërkojnë Ministrisë së Arsimit që prej 1 Dhjetorit të aplikojë mësim të alternuar, online. Lajmi u bë publik nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Ajo u shpreh se kjo bëhet për të minimizuar rrisqet gjatë kësaj periudhe ku të pranishme janë edhe infeksione të tjera respiratore.

 

Rekomandimi

Ministrja theksoi se mësimi do të alternohet bazuar në specifikat e sistemit arsimor dhe të dhënave lokale përkatëse në bashkëpunim me autoritetet shëndetësore.

“Të dashur qytetarë, Ashtu siç e kemi përsëritur në këto javë, për ne shëndeti është i pari dhe mirëqenia e përgjithshme e fëmijëve tanë, shëndeti dhe siguria e tyre, janë prioritet absolut. Deri tani, siç ekspertet analizojnë, fëmijët nuk vlerësohet të jenë transmetues të lartë të infeksionit nga Sars-Cov-2. Rezulton se protokollet e sigurisë në tërësi janë zbatuar nga strukturat arsimore, gjë që është reflektuar dhe në shifra. Por, për të minimizuar risqet gjatë kësaj periudhe, ku të pranishme janë edhe infeksione të tjera respiratore, kemi peshuar rëndësinë e ekuilibrit të mirëqenies dhe sigurisë së shëndetit të fëmijëve, dhe pas rekomandimit të Komitetit të Ekspertëve kemi vendosur: T’i rekomandojmë MASR që, nga data 1 Dhjetor, të aplikojë skenarët që parashikojnë kryerjen e mësimit të alternuar, pra në formën tradicionale, me prani fizike duke e kombinuar dhe me mësimin në distance (online) bazuar në specifikat e sistemit arsimor dhe të dhënave lokale përkatëse në bashkëpunim me autoritetet shëndetësore”, u shpreh Manastirliu.

 

Rimbursimi

Ministrja deklaroi se ka mbërritur edhe sasia e fundit prej 230 mijë vaksinash. Ajo u shpreh se ka nisur edhe rimbursimi i paketës së barnave falas të çdo qytetari që është infektuar me Covid-19.

“Prej mëse 9 muajsh, i gjithë sistemi ynë shëndetësor është në gatishmëri të plotë në përballje me këtë virus që po sfidon mbarë botën. Ne po vazhdojmë të fuqizojmë kapacitetet tona në gjithë sistemin shëndetësor duke filluar nga përmirësimi i testimit dhe gjurmimit, dhe përfshirja e testeve të shpejta brenda dhjetorit do të bëjë të mundur kufizimin e mëtejshëm të përhapjes së virusit. Bazuar në planin tonë të vjeshtë-dimrit kemi siguruar vaksinimin falas ndaj gripit për grupet e riskuara për 368 mijë qytetarë dhe sot ka mbërritur sasia e fundit prej 230 mijë vaksinash.

Si pjesë e planit tonë ka filluar rimbursimi i paketës së barnave falas të çdo qytetari të diagnostikuar me covid19. Spitali Covid 4 dhe spitalet rajonale janë gati për t’u shërbyer pacientëve sipas skenareve në strategjinë e vjeshtë-dimrit. Për t’iu përgjigjur nevojave dhe për të mbështetur stafet tona kemi punësuar deri tani 270 profesionistë të shëndetit. Dua të falenderoj ekipet tona mjekësore në të katër anët e Shqiperisë për punën, sakrificën edhe përkushtimin që kanë treguar në këto kohë sfiduese. Bazuar në percaktimet e udhezimeve të OBSH dhe analizën mbi baza dinamike të Institutit të Shëndetit Publik, situata paraqitet në një nivel risku të shtuar. Ekspertët e shëndetit publik në ISHP vlerësojnë se impakti i masave që kemi marrë deri më sot, vlerësohet në hapësirën kohore 4-6 javë nga momenti i fillimit të zbatimit. Por, që të kenë efekt duhet që çdo masë të zbatohet nga të gjithë me përpikmëri e përgjegjësi”, tha ministrja.

Lexo edhe :  Qeveria miraton pr/ligjin për pagesat e prapambetura të ish-punonjësve të Kombinatit

 

Apeli

Manastirliu bëri apel për respektim të masave mbrojtëse pasi në këto kohë çdo veprim i pakujdesshëm ka pasojë të drejtëpërdrejta mbi shëndetin. Ajo veçoi se lajme të mira vijnë nga kërkimet për vaksinën, ndërsa kërkoi që festat e fundvitit të kalojhen në shtëpi.

“Të dashur qytetarë në këto 9 muaj, shumë mësime janë nxjerrë kudo në botë, nga kjo pandemi. Një prej tyre mbetet i pandryshueshëm: Masat në mbrojtje të jetës kanë efekt, vetëm nëqoftë se gjithësecili prej jush merr përgjegjësitë e veta. Në këtë pandemi, çdo veprim i pakujdesshëm ka pasoja të drejtpërdrejta mbi shëndetin tuaj, dhe shëndetin e të afërmve. Përpara kemi një dimër të vështirë, por sot shpresa që të dalim të fituar nga kjo luftë, janë më të mëdha se kurrë më parë. Lajme të mira vijnë nga kompani ndërkombëtare për efikasitetin e vaksinës. Shqipëria i ka hedhur tashmë hapat dhe po punojmë intensivisht për të patur qasje në këto vaksina, njësoj si shtete të tjera të botës. Në fund dy fjalë me një lutje për të gjithë: E kuptojmë fare mirë dëshirën për të festuar, aq më tepër Festat e Nentorit. Por këtë vit, këto festa na gjejnë përballë një sfide të shëndetit publik, që ndodh një herë në shekull. Patriot sot është kush qëndron në shtëpi, për të mbrojtur shëndetin e vetes, familjes dhe të afërmve. Do të vijë një kohë kur, ndër fitoret tona më të medha do të jete dhe fitorja që arritëm bashkë në betejën për shëndetin!”, tha ministrja në fjalën e saj.

Çfarë parashikon protokolli nr.2

 

Skenari nr.2 i miratuar gjatë muajit gusht, parashikon zhvillimi i mësimit një javë në shkollë dhe një javë online. Pas një jave, sipas këtij skenari, nxënësit shkëmbehen me njeri-tjetrin në javën çift.Mësimi do të bëhet i alternuar, me prezencën fizike të nxënësve si edhe online në varësi të kushteve të shkollave.

 

Shkolla me kapacitete të mjaftueshme

Në rastet kur bëhet fjalë për shkolla që e zhvillojnë mësimin në një turn dhe kanë kapacitete të mjaftueshme, atëherë mund të bëhet një kombinim i klasave, ku një grup do të bëjë mësim duke qenë prezent në klasë dhe grupi tjetër online. Për shembull, mësim duke qenë prezent mund të bëjnë klasat 1, 3, 5, 7 dhe 9, ndërkohë që klasat 2, 4, 6, 8 zhvillojnë mësimin online.

 

Shkolla me kapacitete të limituara

Sipas skenarit nr.2, në rastin e këtyre shkollave, drejtoria duhet të bëjë një grafik të hyrjes dhe daljes së nxënësve prej saj duke shmangur grumbullimet. Klasa ndahet në dy grupe dhe mësimi zhvillohet me fasha oraresh të ndryshme. Për shembull, grupi i parë bën mësim nga ora 08:00 deri në 11:00 dhe grupi tjetër nga ora 12:00 deri në 15:00. Javën tjetër, grupet shkëmbejnë orarin e mësimit.

 

Shkollat me dy turne

Protokolli nr.2 parashikon se shkollat që kanë shumë nxënës dhe kapacitete të vogla, duhet që t’i ndajnë klasat në 4 grupe. Përcaktohet një orar hyrjeje dhe daljeje nga shkolla për secilin grup me qëllim që të shmangen grumbullimet. Grupet shkëmbëjnë oraret me njeri-tjetrin çdo javë. Mësimi në çdo rast zhvillohet 30 minuta.

 

Të fundit

Fifi dhe Sara zbulojnë kodet për lojën që familjarët u dërgonin në “BB” përmes rrobave

Të pyetura nga moderatorja Bora Zemani nëse kishin vendosur me familjarët kode apo sinjale që do t’u tregonin sesi...

Një javë pa adresë, gjyshja dorëzon 3-vjeçarin në Durrës

Tre vjeçari, i cili i denoncua nga nëna e tij se ishte rrëmbyer nga gjyshërit, është dorëzuar prej tyre këtë të shtunë në Policinë...

Një 40-vjeçar bie nga kati i katërt i pallatit në Shkodër, zbardhen informacionet e para

Rreth orës 12:28, në spitalin rajonal të Shkodrës, është paraqitur për të marrë mjekim, shtetasi M. A., rreth 40 vjeç, banues në Shkodër, i...

“Na duhen gra si Thatcher, jo skemaxhie dhe xheloze”/ Plas keq në familjen Meta-Kryemadhi

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka vijuar edhe sulmet ndaj Monika Kryemadhit në tryezën e organizuar me ‘fuqizimin ekonomik të grave dhe...

Shembet çatia e ndërtesës në Maltë, vdes punëtori shqiptar, plagoset tjetri

Një punëtor i cili mbeti i bllokuar nën rrënoja, fatkeqësisht u gjet i vdekur. Një çati u shemb në Sliema të Maltës më herët gjatë...

Lajme të tjera

Web TV