Sot një vit nga tërmeti i tmerrshëm që shkaktoi 51 viktima në Shqipëri

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Sot bëhet 1 vit nga tërmeti 6.4 ballë me pasoja tragjike i datës 26 nëntor të vitit të kaluar, ku u shuan 51 jetë e me mijëra persona mbetën pa shtëpitë e tyre.

Edhe pse tani fillon një vit i ri, duke lënë pas ato çfarë kanë ndodhur, shumë familjarë janë ende me plagët e hapura, për familjarët që humbën apo shtëpinë e tyre të dashur që u shemb.

Dy zonat më të prekura dhe me më shumë viktima kanë qenë Durrësi dhe Thuma.

Lëkundjet e forta sizmike sollën shumë panik në të gjithë vendin, jo vetëm në atë ditë por edhe për muajt më pas, duke mbajtur qytetarat në aknth, të cilët qëndronin drejt derën për të vrapuar jashtë saj në moment që dëgjonin edhe lëkundje të vogla, që as ato nuk kanë munguar për javë më vonë.

Dëmet e mëdha materiale të shkaktuara nga tërmeti, ku shumë familje mbetën në qiell të hapur, sollën edhe solidarizimin e të gjitha shteteve botërore, duke e shprehur nëpërmjet ndihmave të shumta financiare, apo sjelljen e shumë prej forcave të kërkim-shpëtimit, të cilët luftuan për nxjerrjen e trupave nën gërmadha për disa ditë me rradhë, bashkë me forcat shqiptare.

Tanimë një vit më pas, shumë shtëpi janë rindërtuar dhe shumë të tjera janë në rindërtim, por pavarëisht kësaj  viti 2019 do të mbahet mend gjatë si një vit zie për shkak të këtij tërmeti që mori 51 jetë plot ëndrra.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Dita Ndërkombëtare e Holokaustit/ Rama: Një arsye për t’u ndjerë krenarë për Shqipërinë dhe për shqiptarët

  Dita Ndërkombëtare e Holokaustit është një arsye për t’u ndjerë krenarë për Shqipërinë dhe për shqiptarët e kohës më...

Emocionuese, macja shpëton fëmijën

Dashuria e kafshëve për fëmijët duket të jetë më të vërtet e pashembullt dhe kjo tregohet në një video ku një mace e vogël...

Rritet numri i viktimave dhe infektimeve nga Covid-19 në Kosovë

Tetë persona kanë humbur jetën nga koronavirusi gjatë një ditë në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bën me dije se gjatë 24...

Në rezidencën e Pablo Escobar, këngëtarja e njohur shqiptare publikon fotot provokuese

Këngëtarja e njohur shqiptare, Samanta Karavella ka publikuar disa foto provokuese nga rezidenca e Pablo Escobarit në Meksikë. Ndërkohë që në vendin tonë temperaturat janë...

“Po qaja si fëmijë i vogël, ai më tha se s’po ja del”, deputeti rrënqeth me përjetimin e infektimit të vëllait nga...

Deputeti grek, Giannis Kallianos ka folur për gjendjen e rëndë të vëllai, i cili prej disa ditësh është i prekur nga koronavirusi. Me anë të...

Lajme të tjera

Web TV