Sulçebe: Pse vaksina ruse kundër COVID është efikase!

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Imunologu Genc Sulçebe ka folur në emisionin “Opinion” për vaksinat anti-COVID që janë prodhuar deri më tani në të gjithë botën.

Sulçebe komentoi vaksinën ruse “Sputnik V”, e cila ka treguar 92% efikasitet për mbrojtjen nga COVID-19. Imunologu theksoi se efekti i kësaj vaksine është thuajse i njëjtë me të tjerat, pasi është prodhuar nga laboratori “Gamaleya”, i cili më herë ka krijuar një nga vaksinat kundër ebolës.

Sipas Sulçebe, i vetmi problem tek vaksina ruse është prodhimi saj në masë, pasi Rusia nuk ka teknologjinë e nevojshme.

“Vaksina e ruse është e ngjashme pothuaj se e njëjtë me atë të Oxfordit dhe kineze, kanë të njëjtën teknologji dhe kanë të njëjtin efekt.

Nuk duhet të nënvlerësojmë “Gamaleya” sepse është një institucion me shumë traditë, janë marrë me studimet e vaksinave dhe këtë vaksinë e kanë prodhuar në bazë të platformës së vaksinës ndaj ebolës.

Një nga vaksinat për ebolën. Rusët nuk është se nuk kanë mundësi financiare, por është një teknologji mjaftë të sofistikuar dhe mesa duket nuk kanë aftësi të prodhojnë në doza të mëdha”.-tha Sulçebe.

l.m/Fjala.al

Të fundit

Ish-ambasadori Arvizu kujton 21 janarin: Po sikur aty të ketë një bombë

Ambasadori i SHBA-ve, Alexandër Arvizu teksa është bërë pjesë e emisionit ‘Real Story’ ndau përjetimet e tij për protestën...

Protokollet nuk i lejojnë, tifozët e Elbasanit udhëtojnë për të mbështetur skuadrën

Ndonëse tifozeritë nuk lejohen në stadium, për shkak të protokollit të masave për mbrojtjen nga virusi “Covid-19”, tifozë të të dyja ekipeve kanë udhëtuar...

33-vjeçarja jep dorëheqjen si mësuese, shet foto nudo në internet

Një 33-vjeçare e cila punonte si mësuese, ka hequr dorë nga profesioni i saj dhe ka nisur punën si modele seksi. Courney Tillia ka...

Biden nuk e largon drejtorin e FBI-së që u emërua nga Trump

Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Joe Biden i ka kërkuar Christopher Wrayt të mbetet në pozitën e drejtorit të Byrosë Federale të Hetimeve...

Rita Ora përfundon në librat shkollorë të Spanjës

Së fundmi po bën xhiron e rrjetit lajmi se Rita Ora duket ka përfunduar në librat shkollorë në Spanjë. Një person ka zbuluar përmes një...

Lajme të tjera

Web TV