Tërmeti dhe Covid/ Balla: Basha nuk ka kufij moral, bën politikë me vdekjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, nga foltorja e Kuvendit, ka sulmuar opozitën dhe kreun e PD-së, Lulzim Bashën, në lidhje me kritikat dhe akuzat për rindërtimin pas tërmetit dhe menaxhimin e epidemisë së COVID.

Balla tha se qeveria, veç dy tragjedive, është përballur edhe me “panikun e frikën të shkaktuar nga opozita”. Ai akuzoi Bashën se “po bën politikë me vdekjen dhe se “nuk ka kufij moral”.

Ndër të tjera Balla thotë se ato ditë do të mbahen mend gjatë në kujtesën e shqiptarëve. Ndërsa nuk la pa ironizuar edhe opozitën, që sipas tij tenton panikun.

Do ti mbajmë mend gjatë ato ditë, si rrallë herë ato ditë kur shqiptarët u bënë. Ishte një moment i veçantë solidariteti edhe pse ndonjë hienë në krahun tjetër të politikes nuk e zgjati solidaritetin.

Shumë shpejt u përballëm edhe me kunjën e paskrupullt të hienave që tentuan të ngjallin mosbesim, tentuan të flasim për zi dhe për humbje shprese dhe që kulmoi në një shpërthim si ky i ditëve të fundit.

Politikanë të pashpresë, ushtarë të dëshpëruar të së keqes, njerëz të trembur deri në palcë nga efektet që sapo kanë filluar të reformës në drejtësi. Të gatshëm për të përdorur një fatkeqësi natyrore apo virusin për të nxitur ankth dhe panik dhe rrëmujë.

Përveç luftës me armikun e padukshëm po zhvillohet një betejë me panikun që po tenton të përhape Kasandra e opozitës rrugore. Basha i vetmi që u zgjua pas tërmetit me dy vila, sa herë gjendet në çadrat pas tërmetit flet me lot krokodili se gjoja qeveria i ka lënë në harresë, ndërsa me pandeminë kasandrat kanë shkuar në makabritet duke folur për numra në morgje apo duke abuzuar në TV.

Basha nuk ka as trup as moral qoftë në mënyrën e trajtimit të tërmetit apo solidarizimit që duhet të kemi në këtë pandemi. Të bësh politikë sot me vdekjen është një turp që Lulit nuk do ti harrohet kurrë”, tha Balla./Bl.Ba/Fjala.al

Lexo edhe :  Pas temperaturave të larta, ky qytet ‘pushtohet’ nga breshëri dhe shiu

Të fundit

Vaji i peshkut, a është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të...

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV