Vaksina anti-covid, BE mendon edhe për Shqipërinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në betejën e vendeve të ndryshme për të siguruar sa më shpejt dhe në sasinë e nevojshme vaksinën kundër Covid-19, BE merr vendimin që të përfshihet edhe Ballkani Perëndimor. Qeveria shqiptare me sytë edhe nga COVAX ku ka lëvruar 3.9 milionë euro si prenotim për një sasi vaksine.

Ndërsa e gjithë vëmendja është përqendruar në vaksinën kundër Covid-19, shumë vende të BE-së janë në betejë të hapur se cila do të sigurojë sasinë e nevojshme për qytetarët e saj, por duket se nuk do të ngelin pas edhe vendet të cilat nuk janë pjesë e unionit. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka folur dje për vaksinën ndaj COVID-19 dhe për përpjekjet që po bën qeveria për ta siguruar atë në kohë.

Manastirliu thotë se deri tani qeveria veç parapagesës 3.9 mln dollarë tek COVAX po merret me investimet e nevojshme si dhe po trajnon stafin. Ajo shton se Shqipëria po punon ngushtësisht me KE dhe disa shtete të BE për të qenë në një linjë me to kur vaksina të dalë. “Jemi duke punuar për të siguruar të gjithë investimet e nevojshme dhe trajnimin e stafit për vaksinën antiCOVID.

Qeveria shqiptare është angazhuar nëpërmjet instrumentit COVAX dhe ka parapaguar 3.9 milion dollarë për të siguruar vaksinën antiCOVID për grupet e riskuara, për 20% të popullatës. Jemi duke punuar edhe me Komisionin Europian, por edhe me disa shtete të veçanta të Bashkimit Europian, për të mundësuar që në momentin që vaksina të jetë e disponueshme, Shqipëria të jetë në një linjë me vendet e tjera, për ta patur vaksinën e sigurt, efektive dhe falas për të gjithë qytetarët”, tha Manastirliu. Deri më tani synimi i Shqipërisë është që të sigurojë një sasi të konsiderueshme vaksine nga COVAC, të cilën e ka të pronotuar, por për shkak të politikave që ndiqen për shpërndarjen e saj, është e nevojshme që të kemi një sasi tjetër vaksine edhe si pjesë e bllokut të Ballkanit Perëndimor. Liderët e BE-së po diskutojnë që përveçse të sigurojnë për popllsinë e tyre sasinë e nevojshme të vaksinës, ajo të shpërndahet edhe për vendet e tjera të cilat nuk kanë mundësi finaciare dhe akses teknologjik mbi vaksinën e re.

BE-ja me 2 miliardë doza vaksine, një pjesë edhe për Ballkanin Perëndimor

Bashkimi Evropian (BE) do të marrë rreth dy miliardë doza të vaksinës së koronavirusit, njoftoi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Gjatë një bisede përmes videos me kancelarin austriak, Sebastian Kurz, ajo tha se kjo sasi e vaksinave mundëson vaksinimin e 700 milionë njerëzve, përfshirë qytetarë të Ballkanit Perëndimor dhe Afrikës. Ajo ka thënë se Austria do të marrë dy për qind të numrit të përgjithshëm të vaksinave të porositura nga BE-ja, duke vlerësuar se kjo sasi është më shumë sesa që Austria mund të ketë nevojë.

Lexo edhe :  Më tha do të ther si qengj”, gruaja denoncon ish-bashkëshortin: Ja pse se ndava direkt

Ajo tha se ndoshta vaksinat e para do të jenë në dispozicion në dhjetor. Komisioni Evropian (KE) nënshkroi kontratën e gjashtë për blerjen e vaksinave të koronavirusit të mërkurën më 25 nëntor. Kontrata u nënshkrua me kompaninë Moderna. Sipas presidentes së KE-së, secila vaksinë së pari do të vlerësohet nga Agjencia Evropiane e Mjekësisë (EMA) përpara se të dalë në treg. Më 19 nëntor ajo kishte njoftuar për mundësinë që “para fundit të muajit të ardhshëm”, BE-ja të miratojë dy vaksina kundër koronavirusit, të cilat janë testuar nga kompanitë Pfizer-BioNTech dhe Moderna.

Britania e Madhe, kërkohet vlerësimi për përdorim ajo e Oksfordit

Britania e Madhe kërkon sa më shpejt të përdorë vaksinën e Okfordit, që e prodhon kompania farmaceutike Astra Zeneca e cila ofron 70% mbrojtje nga COVID-19. Qeveria britanike i ka kërkuar Agjencisë Rregullatore ta vlerësojë vaksinën për përdorim, që mund të sjellë shumë shpejt një vaksinim masiv në populli. Vetëm në porosinë paraprake, Britania e Madhe i kërkon 100 milionë doza të vaksinës Oksfordit. Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock ka deklaruar se Agjencia duhet që sa më shpejt të vlerësojë këtë vaksinë për standardet e sigurisë, dhe nëse pranohet, ai nuk përjashton mundësinë që vaksinimi të fillojë që në dhjetor.

Meta i drejton 11 propozime ministres për situatën e covid

Presidenti Ilir Meta, i ka dërguar një letër ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ku i kërkon marrjen e disa masave në mënyrë që vendi të përballojë më mirë situatën me Covid-19. Presidenti thotë se situata alarmante e Covid-19 ka nevojë për ndërhyrje dhe pas konsultimit me mjekët, ka zgjedhur që të propozojë 11 masa të domosdoshme. Meta shkruan se rastet e reja dhe vdekjet nga Covid-19 u shtuan me ritme alarmante në muajt Tetor-Nëntor, prandaj ai ka hartuar propozimet ku duhet ndërhyrë me shpejtësi, siç janë testet e shpejta, apo hapja e spitaleve rajonale.

“Duhet të futen sa më shpejt në përdorim testet analitikë të shpejtë, për shkak të shkurtimit të kohës dhe të uljes së kostove. Ndërkohë, përdorimi i metodës së references PCR dhe testeve të shpejta të ecin paralelisht, për zbulimin sa më të shpejt dhe të saktë të infektuarve dhe gjurmimin në kohë të tyre”, sugjeron në një nga pikat kreu i qeverisë.

Gjithashtu pas konsultimit me mjekë të ndryshëm, presidenti kërkon që të futen menjëherë në funksion, spitalet rajonale, duke bërë edhe një decentralizim dhe rigrupim të tyre, në mënyrë që disa prej tyre të kthehen në spitale Covid dhe të tjerët t’ju shërbejnë pacientëve me sëmundje të tjera dhe të sëmurët të mos transportohen të gjithë në Tiranë./L.Veizi

Të fundit

Vrau me thikë bashkëjetuesen dhe u largua / Apeli lë në burgim të përjetshëm Ramiz Micin

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë: Në Gjykatën e...

600 mijë euro për të prezantuar BBV? Arbana përgjigjet pas largimit nga Topi

Ish-moderatorja e Big Brother VIP Albania, Arbana Osmani, ka vendosur të ndajë mendimet e saj të qëndrueshme rreth çështjeve shumë të përfolura në media...

3 shenjat e horoskopit që e lëshojnë dorën thuajse gjithnjë me miqtë për para borxh

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

‘Ethet e Dengës’?/ OBSH ngre alarmin: Sëmundje virale, ka shënuar shifra rekord këtë vit

Epidemia e Etheve të Dengës po përhapet me shpejtësi në Karaibe dhe Amerikën latine, duke shënuar shifra record nga fillimi i vitit deri tani....

“Në Maj nisin faturimet e reja”/ Ja sa kilovati do të paguajnë furrat që tregtojnë bukë

2600 furra buke që operojnë në mbarë vendin nuk do të preken nga rritja e çmimit të energjisë elektrike. Nga Lushnja, Zv/Kryeministria Belinda Balluku...

Lajme të tjera

Web TV