Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla ka uruar shqiptarët me rastin e 76-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook Balla deklaron se sot bëhen 76 vite nga dita e parë e lirisë.
Sipas Ballës në Luftën e Dytë Botërore, ne shqiptarët, ashtu si edhe popujt e tjerë të Europës dhe më gjerë, me luftën heroike partizane, u angazhuam në një përpjekje të madhe, luftarake dhe të përgjakshme, si aleatë në krah të koalicionit të madh antifashist.
Gjithashtu Balla thekson në shënimin e tij se ka pasur gjithmonë përpjekje në këto 28 vite për të hedhur baltë ndaj Luftës Antifashiste, ndaj dëshmorëve.
“Sakrifica e mijëra djemve dhe vajzave të Shqipërisë që ranë me një idealizëm të pashoq në luftën për çlirim nuk mund të mohohet, e padyshim meriton më tepër. Meriton shumë më tepër sesa fjalët, edhe sesa përveç fjalëve është mundur të bëhet e tregohet gjithë këto vite”, shprehet Balla./Bl.Ba/Fjala.al