Vrasja e Ridvan Ramazanit/ Arrestohet një nga autorët e dyshuar, 2 të tjerë në kërkim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autorët e dyshuar të atentatit të Ridvan Ramazanit alias Hyseni ditën e djeshme në Shkodër janë identifikuar nga policia.

Bëhet fjalë për Milkjor Gjokën i cili është arrestuar nga efektivët e policisë, ndërkohë që Duel dhe Hydajet Mehmetaj janë shpallur në kërkim.

Vëllezërit Mehmedaj janë nipa të Gëzim Mehmedajt që vrau efektivin e RENEA-s, Arben Ujka në vitin 1993.

Gjithashtu janë arrestuar edhe Marieta Gramshi dhe Blerim Mlloja, punonjës të karburantit pranë vendit ku ndodhi ngjarja nën akuzën e “Moskallëzimit të krimit”.

46-vjeçari u gjet i vrarë brenda makinës së tij tip “BMW” pranë një karburanti. Dyshohet se atentatorët qëlluan me armë automatik dhe pasi kanë ekzekutuar Hysenin janë larguar me motoçikletë.

Ridvan Hyseni (Ramazani) dhe të afërm të tij njihen si biznesmenë në fushën e turizmit. Ata kanë në pronësi të tyre lokale e hotele në plazhin e Velipojës dhe në Shirokë.

Në vitin 2008 është ekzekutuar edhe xhaxhai i 46-vjeçarit, Enver Hyseni (Ramazani).  Ky i fundit asokohe 50 vjeç, baba i tre fëmijëve u vra teksa po drejtonte mjetin”Benz” ML në aksin rrugor Dajç-Darragjat./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Zbatimi i marrëveshjeve/ BE: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Dje u shënua 11 vjetori i arritjes së marrëveshjes së parë në mes të Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja e...

Lufta në PL/ Betejë brenda partisë dhe shtëpisë

Monika Kryemadhi e ka sfiduar dje Ilir Metën me një mesazh që mbante si print në bluzën e saj. “Here i am” i tha...

Media franceze: Zbuloni Shqipërinë për një përvojë unike

E vendosur në Evropën Juglindore, Shqipëria, me 70% të territorit të mbuluar nga një reliev kryesisht malor, ende nuk i ka zbuluar të gjitha...

‘Nuk jam krenar!’ Rama fton Mark Markun në podcast e i kërkon ndjesë publike për ironinë

Mark Marku, ish-deputet i Partisë Demokratike aktualisht pedagog në gazetari ishte i ftuar sot në podcastin e kryeministrit Edi Rama. Rama kërkoi ndjesë publike për...

Lajme të tjera

Web TV