COVID-19/ Tre skenarët, nga spitalet deri në shërbim shëndetësor në stadiume

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Që nga nisja e pandemisë në marsin e këtij viti dhe deri më tani nga Urgjenca Kombëtare janë kryer mbi 100 mijë vizita në shtëpi vetëm për astet me koronavirus, ndërsa ka pasur 622. 800 thirrje në numrin 127. Si paraqitet gjendje në spitale dhe tre skenarët e mundshëm… Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj: “Do hapet covid 4 dhe ato rajonale, pastaj do i trajtojmë edhe në ambulancë, edhe në shtëpi, edhe në hotele, edhe në korridore, por edhe në stadiume siç e bën edhe gjithë bota”

Në kohën që sistemi shëndetësor në vend është nëvë në vështirësi serioze për shkak të përhapjes masive të Covid-19, kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj është shprehur se masat janë marrë dhe po merren për të përballuar me sukses pandeminë. Sipas tij, fillimisht duhet të ezaurohen katër spitalet covid, më pas ato rajonale dhe nëse qytetarët do kenë nëvojë për shërbim mjekësor ai do i aofrohet qëoftë edhe në stadium.

Një deklaratë e tillë vjen pikërisht në momentin kur shifrat e të prekurve rritën çdo ditë dhe prej dy javësh ata luhaten nga 600-800 qytetarë të prekur. Numri mendohet të jetë edhe më i lartë por shumë qytetarë nuk kanë pranuar ti drejtohen spitaleve apo mjekut të familjes dhe po e kalojnë në kushte shtëpie. Pas publikimit të intervistës me Bratajn dhe pamjeve nga një ditë pune në Urgjencën Kombëtare reagoi edhe kreu i qeverisë Edi Rama.

 “Urgjenca Kombëtare e Shqipërisë është sot një shembëlltyrë e simotrave në Europë dhe vetëm ta mendosh se çfarë do të kishte hequr ky popull, sikur largqoftë Armiku i Padukshëm të na kishte gjetur me autoambulancat rrangalle e me linjat fikse të telefonave të zinj të kohës së qepës, që ishin të vetmet mjete të urgjencës deri 7 vjet më parë, të rrëqethet mishi! #RESPEKT për ekipin fantastik të Urgjencës Kombëtare që në këtë kohë të mallkuar i gjendet pranë popullit 24 orë papushim dhe ka shpëtuar mijëra jetë, nën trysninë e dyfishtë të ofensivës së virusit vrastar e të baltës lehëse të atyre që luftojnë kundër nesh, teksa ne luftojmë me mish e me shpirt me armikun e padukshëm”- shkruan Rama.

Në video, Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tregon se si funksionon njësia e koordinimit, duke shtuar se kanë kapacitete t’i përgjigjeb qytetarëve në cdo cep të Shëqipërisë. “Kemi mjekë dhe infermierë të trajnuar me këtë njësi deri në 6 mijë banorë përballojmë dhe 15 mijë thirrje”,- thotë ai. “Me ardhjen e pandemisë kemi pritur edhe 12 mijë thirrje në ditë, pastaj zbriti deri në 5 mijë. Që nga fillimi i pandemisë jemi 622 mijë e 800 thirrje, rreth 100 mijë vizita në banesa. Jmei me një rritje mbi 50%. Thirrjet për Coronën ishin të ndara. Kishte 663 thirrje në ditë vetëm për Corona. Rreth 52% e vizitave të kryera nga ne ishin vetëm për Covid 19”, shton Brataj. Ndërsa sqaroi edhe mënyrën se si Urgjenca Kombëtare komunikon me spitalet Covid për të dërguar një pacient, Brataj e bëri të qartë se në rast përkeqësimi të situatës dhe tejmbushjes së 4 spitaleve Covid, qytetarët do asistohen me çdo mënyrë e në çdo vend siç bën e gjithë bota.

Lexo edhe :  EMRI/ Bie nga tarraca e biznesit në Lezhë, 21-vjeçari në gjendje kritike

“Sapo ra pandemia ne shtuam personel Morëm 10 mjekë dhe infermierë. Në spitale transportohen pacientët duke telefonuar vetëm përmes 127. Se po shkoi me mjetin e vetë do shkojë me dikë tjetër. Pra për të frenuar përhapjen e pandemisë ne shtuam 45 persona shtesë në punë. Me hapjen e Covid 2 pastaj lindi nevoja edhe për transport nga një spital tek tjetri. Ambulancat janë të pajisura me të gjitha mjetet e nevojshme edhe me respiratorë.

Po flasim për pandemi, deri tani janë ezauruar disa prej skenarëve, vazhdojmë pastaj deri tek covid 3 që është skenari 3. I mbaj mend ambulancat pa asnjë aparaturë që ishin më përpara. Sa i përket pajisisjes së tyre dua të them që janë minispitale që lëvizin. Kur vijnë tek Covid në Tiranë krijohet një radhë. Nuk ka ende ezaurim, nuk jemi në atë pikë. Do hapet covid 4 dhe ato rajonale, pastaj do i trajtojmë edhe në ambulancë, edhe në shtëpi, edhe në hotele, edhe në korridore, por edhe në stadiume siç e bën edhe gjithë bota”-tha Brataj. Ai shtoi se qytetarët do asistohen me çdo mënyrë qëllimet e tjera jashtë aspektit shëndetësor, duhet vetëm të heshtin.

Pa.Va/Fjala.al

 

 

Të fundit

‘Me floririn e Kërrabës ka minierë në Kongo’/ Avokati për Ilir Metën: I sëmurë psiqik…

Avokati Idajet Beqiri tha në Studio Live se Ilir Meta mori floririn e Kërrabës dhe tashmë ka blerë një...

Gruaja përballet me burg pasi tha se ‘salca e domateve është tepër e ëmbël’ (FOTOT)

Një vajzë përballet me deri në shtatë vite burg pasi dha një vlerësim kritik online ndaj një produkti ushqimor në Nigeri. 39 vjeçarja Chioma Okoli,...

Çfarë po ndodh? Dy bashkëpunëtorët më të ngushtë të Mitsotakis japin dorëheqjen

Ky zhvillim vjen në një moment kur në parlament debatohet rreth mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë që kanë dorëzuar 4 parti opozitare me nismën...

“Klodjan Allajbeu ortak me Shkëlzen Berishën”, Haklaj: SPAK do t’i shkojë deri në fund

Ish-deputeti Azgan Haklaj deklaroi në 'Studio Live' se pronari i spitalit Amerikan, Klodjan Allajbeu është ortak me Shkëlzen Berishën. Sipas tij, Rithemelimi nuk kërkoi komision...

Njëra është aseksuale dhe tjetra e dashuruar, motrat siameze rrëfejnë marrëdhënien e tyre

Motrat binjake 22-vjeçare të bashkuara, të cilat janë të ngjitura në bust dhe ndajnë një sistem riprodhues, kanë zbuluar se si ia dalin mbanë...

Lajme të tjera

Web TV