Identifikohet pacienti 60-vjeçar, që i dha fund jetës mesnatën e kaluar, duke u hedhur nga Spitali Covid-2 “Shefqet Ndroqi”.
Mësohet se personi që i dha fund jetës duke u hedhur nga spitali Covid 2 është një 60-vjeçar nga Rrësheni, i identifikuar si Leonard Skabona.
Ai është hedhur nga dritarja e dhomës së tij, në katin e tretë, në një moment kur lëvizjet e mjekëve kanë qenë të reduktuara.
Ai kishte 10 ditë që po kurohej në këtë spital pasi ishte infektuar me koronavirus. 60-vjeçari ishte në gjendje të rënduar në terapi intensive dhe kishte sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
Policia ka sekuestruar kartelën mjekësore të pacientit dhe ka marrë në pyetje mjekët e turnit për të zbardhur ngjarjen.
Kujtojmë se në total 5 pacientë janë hedhur nga spitalet brenda pak muajsh, 4 prej të cilëve në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe një tek Infektivi./Bl.Ba/Fjala.al