Legjionarët, fundjavë pozitive për futbollistët kuqezi, spikatin Broja e Balaj

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Shënojnë Broja e Balaj, spikatin edhe Trashi, Rroca, Mavraj dhe portieri Selmani. Gola, pasime për gol, por edhe paraqitje përgjithësisht pozitive. Kjo ka qenë përmbledhja e fundjavës për futbollistët shqiptarë që militojnë nëpër kampionatet e vendeve evropiane.

Natyrisht kanë spikatur dy sulmuesit kuqezi, Armando Broja dhe Bekim Balaj. Me pak fjalë, ka qenë pozitive fundjava që shkoi për futbollistët shqiptarë që militojnë nëpër kampionatet e vendeve evropiane dhe natyrisht kanë spikatur dy sulmuesit kuqezi, Armando Broja dhe Bekim Balaj.

Broja ka realizuar një gol të dielën për Vitesen e Arnhemit në fitoren 2-0 ndaj Fortuna Sitardit, në takimin e vlefshëm për javën e 10-të të elitës së futbollit të Holandës. Broja realizoi golin e dytë në minutën e 83-të, ndërsa luajti si titulla për 86 minuta.

Pas 10 javëve të para, Vitese mban vendin e dytë të renditjes, me 25 pikë, dy më pak se Ajaksi kryesues. Broja ka realizuar deri më tani 5 gola në 10 ndeshje në Eredivisie. Ndërkaq, futbollisti shkodran i Sturm Grazit, Bekim Balaj, i dha fitoren të shtunën ekipit austriak në takimi ndaj Tirolit duke ardhur nga stoli.

Sulmuesi kuqezi shënoi 14 minuta para fundit, për t’i siguruar skuadrës së tij 3 pikët në shtëpi. Ndërkaq, paraqitje mjaft pozitive bëri edhe Eduart Rroca, pasi mesfushori i Istanbulsporit spikati në ndeshjen kundër Giresunsporit, takim që përfundoi me shifrat 1-1. Ish-futbollisti i Kukësit u aktivizua si titullar për 85 minuta.

Edhe Gentian Selmani me pati një fundjavë të mbarë me Menemensporin në kategorinë e dytë të futbollit turk, pasi portieri kuqezi mbrojti të paprekur portën në fitoren 2-0 të arritur në fushën e Umranijesporit.

Ndërkohë, ka ardhur një tjetër paraqitje e mirë dhe për ish-kapitenin e Shqipërisë Mërgim Mavraj. Pas pasimit për gol në fitoren ndaj Regensburgut 3-1, ish-futbollisti i kombëtares realizoi një ndeshje të mirë kundër Nurenbergut në Bundesligën 2 duke fituar me shifrat 3-2.

Lexo edhe :  Statistikat / Ja skuadrat & lojtarët që bëjnë më shumë driblime në Superiore

Dhe, së fundi, pas debutimit të tij javën e kaluar me fanelën e Al-Kadisias, Lorenc Trashi ka bërë një paraqitje të shkëlqyer në kampionatin ne Kuvajtit ku ditën e diel ka dhuruar një pasim për gol. Mbrojtësi gramshiot ka dhënë pasimin e golit të parë, duke krosuar nga goditja e këndit.

Al-Kadisia ka triumfuar sfidën e sotme ndaj Al-Kuvajtit në fushë në shifrat 1-2. Skuadra e Al-Kadisias renditet në vendin e dytë, dy pikë pas Al-Naserit.

l.m/Fjala.al

Të fundit

Skandali me Sanitaren/ Prokuroria ‘hyn’ në Spital, dyshohet për skemë zhvatjeje me mjekë e infermierë të përfshirë

Prokuroria e Tiranës zgjeron hetimet mbi personelin shëndetësor në spitalin “Shefqet Ndroqi” pas zbulimit të skandalit ku sanitarja Tire...

Dukej si më i urti/ Habit Mevlani: Zakonisht kërkoj seks në takimin e parë

Mevlan Shaba apo i njohur si Mevlani i Për’puthen ishte i ftuari i rradhës në “AfterParty” me Luana Vjollcën në kanalin e saj në...

Flet Ismajlgeci, mbrojtësi që vë kandidaturën për krahun e majtë kuqezi

Marsel Ismajlgeci i ngjiti shumë shpejt hapat në skenën e futbollit të madh shqiptar. Qysh në moshë të re ai spikati me ekipet e...

Tragjike në Tiranë/ Makina përplas për vdekje 10-vjeçaren

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të diele në Tiranë, ku një vajzë 10 vjeçare ka gjetur vdekjen. Policia sqaron se fëmija...

“Stop përbaltjes”/ Mjeku Tritan Kalo zbulon fajtorin për dobësitë në sistemin shëndetësor

Mjeku Tritan Kalo njihet si një nga kritikët e mëdhenj dhe ka bërë mjaft polemika me ata persona që në këtë periudhë pandemie po...

Lajme të tjera

Web TV