Rikthimi në PD i Gazmend Oketës/ Ish-Zëvendëskryeministri i ftuar sot në “HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-zëvendëskryeminstri dhe ish-ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa do jetë i ftuar sot në orën 18.30 në emisionin “HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU” në FJALA TV.

Oketa është një nga politikanët më të spikatur në këto tre dekada që me aktivizimin por edhe me largimet e tij ka shkaktuar shumë debate në politikën e të djathtës. Ai do flasë sot pikërisht për arsyet që e çuan në këtë kthim të dytë në Partinë Demokratike dhe ambicjet e tij personale për zgjedhjet e 25 prillit të vitit që vjen. Oketa do bëjë një analizë të zgjeruar ta situatës politike të mënyrës se si qeveria po e menaxhon situatën aktuale politike por edhe të pandemisë. Si ministër i Mbrojtjes në momentin kur Shqipëria u anëtarësua në NATO ai do flasë për rrugëtimin më të rëndësishëm të ushtrisë shqiptare drejt kësaj aleance por edhe si e kanë drejtuar këtë dikaster dy gratë e para në histori Mimi Kodheli dhe Olta Xhaçka. Oketa do flasë edhe për përgatitjet e PD për zgjedhjet. Përse shqiptarët duhet të votojnë PD dhe ndryshimi i programit të dy forcave kryesore politike. Këto dhe të tjera, na ndiqni në një intervistë me ish-zëvendëskryeministrin dhe anëtarin e Këshillit Kombëtar të PD Gazmend Oketa.

Na ndiqni LIVE sot në 18.30 në “FJALA TV” në live stream, facebook dhe youtube. Një “Hard Talk” që nuk duhet të humbisni.

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

Goditën për shkak të detyrës efektivin/ Arrestohen 4 persona në Tiranë

Katër persona janë arrestuar në Tiranë, pasi kundërshtuan dhe goditën për shkak të detyrës një punonjës policie. Shërbimet e Komisariatit...

Vendosja e parkimetrave në rrugë, shpallet fituesi për projektin pilot në Tiranë

Tirana do të aplikojë vendosjen e pajisjeve parkimetër të cilat do të mundësojnë pagesat e parkimit të makinave. Tirana Parking njoftoi së fundmi shpalljen...

“Unë ty ta ha”, çfarë ndodhi mes G-Banit dhe Aldos?

Në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, tensionet dhe debatet janë bërë një pjesë e përditshme e jetës së banorëve. Duket se nuk ka një...

Mesazhet mashtruese/ Brumbulli: Hakerat po vjedhin të dhënat bankare dhe paratë

Shoqata e Bankave i ka kërkuar qytetarëve që të bëjnë kujdes dhe të mos bien pre e mashtrimeve online. Së fundmi janë konstatuar një...

Rrezik për përmbytje në Lukovë/ Policia: Dyshohet se është çarë diga e hidrocentralit

Himarë/Informacion paraprak Sot, rreth orës 12:38, në Bunec, Lukovë, dyshohet se është çarë diga e hidrocentralit, duke krijuar rrezik për përmbytje. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e...

Lajme të tjera

Web TV