Basha viziton çiftin e pensionistëve në Tiranë: Ruani veten, virusi është i rrezikshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lideri i opozitës Lulzim Basha, ka zhvilluar ditën e sotme takime me pensionistët në Tiranë duke u njohur me shqetësimet e tyre. Basha është ndalur tek çifti i pensionistëve Martini, ku edhe deklaroi se qeveria nuk ka prioritet shëndetin.

Virusi është shumë i rrezikshëm. Moshat e treta i godet shumë më rreptë se sa moshat e tjera dhe është detyra juaj të ruani veten, është dyfish detyra jonë, por po jua them si prindërve të mi që t’ju ruajmë ju.

Më e dhimbshmja, është që këtu ka mbetur me ruajtur veten sepse ata që e kanë për detyrë, qeveria që e ka për detyrë t’i mbrojë njerëzit, nuk po e bën detyrën e vet. Edhe në spitale po e shikoni si është fluksi. Mjekët janë të shteruar, të ezauruar, sepse duhet te përballen me shumë të sëmurë.

Kostoja e ilaçeve është e papërballueshme. Kështu që duhet me bërë gjithçka për tu mbrojtur”, u shpreh Basha.

Gjatë bisedës me pensionistët Basha u shpreh se kryeministri Edi Rama nuk e merr paketën e propozuar nga PD, sepse sipas tij nuk arrin ta kuptojë. “Rama nuk i merr dot pikat e PD se nuk i kupton”, u shpreh ai./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Vaji i peshkut, a është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të...

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV