BE: HIV është ende një problem serioz për shëndetin publik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot është dita botërore e HIV/AIDS ku nuk kanë munguar mesazhet dhe thirrjet kundrejt autoriteteve shëndetësore botërore dhe ndërgjegjësimit të njerëzve.

Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, nëpërmjet një mesazhi në Twitter ka falenderuar të gjithë punonjësit shëndetësorë që vazhdojnë të luftojnë kundër HIV, pavarësisht pandemisë së Covid-19.

Sassoli shkruan se pavarësisht përparimit të madh që është bërë për të luftuar këtë sëmundje, HIV vijon të mbetet një rrezik i madh për shëndetin publik, duke nënvizuar se rreth 12 milionë persona të infektuar nuk marrin trajtimin e duhur.

Më shumë se 12 milion njerëz që jetojnë me HIV ende nuk kanë qasje në trajtim. Parandalimi, testimi dhe informacioni i saktë për të gjithë janë thelbësore. Në këtë ditë (worldAIDSDay) ne falënderojmë të gjithë ata që luftojnë kundër HIV gjatë pandemisë Covid-19“, si punonjësit shëndetësorë”, shkruan Sassoli.

Pavarësisht përparimit të madh, HIV është ende një problem i madh i shëndetit publik në botë,” tha ai. “Solidariteti global është çelësi i parandalimit të HIV, testimit, trajtimit dhe shërbimeve të kujdesit“, ka vijuar ai.

Modelimi i fundit nga Kombet e Bashkuara dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë parashikon se mund të ketë një shtesë prej 500 000 vdekjesh të lidhura me AIDS në Afrikën nën-Sahariane në 2020 deri në 2021 për shkak të ndërprerjes së furnizimeve të ilaçeve antiretrovirale, një kaos ky i shkaktuar prej pandemisë së Covid-19.

Aktualisht ka rreth 38 milion njerëz që jetojnë me HIV në të gjithë botën. Ka më shumë se 1.7 milion infeksione çdo vit në nivel global. Dhe çdo javë më shumë se 13 000 njerëz vdesin nga sëmundjet e lidhura me AIDS./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Horoskopi i ditës, 15 Prill 2024

Dashi Priten edhe turbullira në jetën tuaj gjatë kësaj dite kështu që mirë është të tregoheni të kujdesshëm. Nëse jeni...

VIDEO/ Inter “ngec” në barazim ndaj Cagliarit, shtyhet festa e titullit për zikaltërit

Cagliari ndal Interin në “San Siro” në një barazim 2-2 dhe i detyron zikaltrit ta fitojnë derbin e javës së ardhshme me Milanin për...

Avionët luftarakë “Rafale”, Franca merr vendimin e papritur ndaj Serbisë

Pak ditë më parë presidenti serb, Aleksandar Vuçiç zhvillon një takim me homolgun e tij në Francë, Emmanuel Macron ku diskutuan në lidhje me...

E vërteta e naftës së Shpiragut

Nga Fatos Çoçoli Për shkak të shtimit të prodhimit dhe shitjeve të makinave elektrike kudo në botë(shitjet e tyre kanë kapur 18 përqind të totalit...

FOTO/ Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother”, Ledjona bën ndryshimin drastik

Ledjona Xheladinaj ka vendosur që të bëjë një ndryshim të papritur në imazhin e saj. Ish-banorja e Big Brother Vip 3, ka ndryshuar ngjyrën e...

Lajme të tjera

Web TV