Një 53- vjeçar ka ndërruar jetë paraditen e kësaj të marte në Lushnjë, si pasojë e një aksidenti me makinë.
Mjeti me të cilin ai udhëtonte ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin. Si pasojë e përplasjes së fortë, shoferi ka ndërruar jetë.
Lushnjë/ Informacion paraprak
Sot rreth orës 09:40, në fshatin Plug, Lushnjë, shtetasi N. R., 53 vjeç, banues në Plug, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se për shkak të problemeve shëndetësore, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mur në anë të rrugës dhe ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes/Fjala.al/La.Mi