Portieri i kombëtares shqiptare të futbollit është shtruar në spital si pasojë e COVID-19. Lajmin e japin para pak minutave mediat italiane.
Sipas tyre portieri i SPAL, Etrit Berisha, në orët e fundit “u pranua në departamentin e specializuar Covid-19 të spitalit Cona për të kryer teste klinike”.
Ai u infektua që më 27 nëntor dhe u karantinua në shtëpi por mesa duket gjendja e tij është rënduar./Bl.Ba/Fjala.al