Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Kush e do shëmtinë?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Frrok Çupi

Mos u duket kot pyetja, domethënë mendoni se askush nuk e do shëmtinë? Jo, nuk është kështu… Ne po bëhemi gati për zgjedhjet e 25 prillit 2021, dhe ta shikoni se më në fund palët nuk do të jenë ‘ideologjia kjo’, ose ‘ideologjia ajo’. Fare nuk do të jetë kështu, ideologjike. Në njërën anë do të jenë ata që e adhurojnë bukurinë, ndërsa në anën tjetër do të jenë ata që mendojnë se ‘bukuria është vdekje’. Kaq e thjeshtë do të jetë… Veçse as këtu, ata që e duan shëmtinë, nuk do të kenë as filozofi, as mirësi, as mendim, si për shembull mendimi i Paul Valéry i cili shkruan se “Bukuria është një lloj vdekjeje”.

Ai e thoshte këtë për ata që nuk e duan bukurinë, ata ‘bien’ para saj. A kthehemi te njerëzit tanë, cilët do të jenë me shëmtimin dhe cilët ndryshe në ditën e votimeve 2021: Ata që u sulën te torta e Pavarësisë në sheshin ‘Skënderbe’, një tortë 15 tonësh, e projektuar nga qeveria e kohës- jini të sigurt se do të votojnë për qeverinë që bëri tortën. Por nuk kishte gjë më të shëmtuar në gjithë historinë e kombit shqiptar: Kryetari me një thikë gjigande që priste tortën dhe pastaj njerëz të llahtarshëm që mbushnin kovat e qeset, shtyheshin e cingëronin, llangoseshin gjithë trupit e fshinin të pasmet plot me tortë… Gjithë bota i shpërndau pamjet. Kombit iu shëmtua fytyra.

A janë shumicë ata që duan shëmtimin?

As qeveria e PD, vetë Lul Basha që ideoi tortën e turpshme, nuk kanë qëllimin që sa ngrihen në mëngjes t’i hedhin llom fytyrës së kombit. Jo, madje ata të grupit Basha aq dinë. Por kur vjen puna që po këta që ‘aq dinë’, po këta kërkojnë prapë pushtetin, këtu ndryshon puna: Nga shëmtim, objekti bëhet tragjik. Sepse këta prapë ‘kaq do të dinë’, dhe prapë ‘tortën’ do të bëjnë. Por pa mendo të bëhet kjo tani në një qytet që tashmë ka marrë pamje moderne, si do të dukej ‘torta’? Këtu do të plasnin edhe qentë e rrugës nga tmerri i pamjes. Ndërsa për njerëzit: Pse u dashkan vënë në provë njerëzit duke iu thënë ‘do të vij prapë në qeverisje’ unë që të shëmtova fytyrën?!

Lexo edhe :  Shpulla mbi fytyrën e shtetit

Kthimi i të njëjtave elita politike të vjetra e të neveritura është rrezik i madh për kombin dhe për njerëzimin sot. Disa njerëz që postuan (me lumturi) pamjet nga morgu i Tiranës, disa që i shpërndanë në mijëra, disa që thanë se ‘tani na erdhi fitorja’,- këta do të jenë që në mëngjes te kutitë e votimit në 25 qershor. Mund të ndodhë që diku- diku të përbëjnë edhe shumicë. Pastaj?… Pastaj a do të kemi sy e faqe që të dalim para kombeve të përparuar me atë fytyrë që do t’i jepnin atdheut liderët dhe turmat e këtyre akteve makabër?… Si komb kemi një histori tragjike me shëmtimin, pse nuk e pranojmë? Në vitet ’30 të shekullit të kaluar deputetët e parlamentit shqiptar visheshin me frak e me papion për në seanca; ndërsa tani me T- shirt e me pantofla me gisht. Edhe në dasma kështu shkohet, përveç grave. Politikanët bëjnë grimasa shimpanzeje, disa të dehur, disa si arinj e disa si budallenj. Shija estetike nuk është asgjë tjetër veçse një mjet që elita shoqërore të shfaqë epërsinë e saj; bukuria është një mjet politik që strukturon marrëdhëniet shoqërore. E ne, çfarë do të jemi pasi të na shëmtojnë?

Po pse na tërheqin që të kthehemi në shëmtim?

Kam hapur këto ditë portale dhe media pa fund. Ka lajme për gjyqe që mund të ndodhin në sferat e larta. Njëri nga dëshmitarët deklaron se ‘po më vriste roja i Berishës’, tjetri thotë se ‘do ta vriste Sali Lusha, jo unë’, pastaj dëshmitë makabre mbi vrasjen e Azemit- një kasetofon që i rri te goja të plagosurit kur po jepte shpirt. Pamje dhe gjuhë banditësh, a i durojmë dot më… Janë dëshmitë e llahtarshme të shtatorit 1998, njërit nga gazetarët e TVSH i kanë futur dinamit në gojë dhe dikush thotë se do ta shpërthejë. Qyteti i tërë nën terrorin e ‘zuluve’ me armë. Po sa herë është përsëritur kjo tragjedi? Brenda 3 dekadave- të paktën gjashtë herë, që nga 2 prilli i Shkodrës e deri te 21 janari i Tiranës… Ishin tragjike, por të paktën mbetën të shëmtuara për kombin. Të paktën tani kemi një Shqipëri ‘qytetëse’ e të bukur, siç shkruante Aristoteli. A prapë të kthehemi te ‘torta’ dhe banditët!?

 

 

 

 

Të fundit

Kërkesat për azil, Shqipëria dhe Kosova “thyejnë” rekordet

Kërkesat për azil në Europë nga shtetasit nga Shqipëria dhe Kosova mbeten të larta. Sipas të dhënave më të...

Berisha mendon edhe për Metën: Çështja do shkojë në Hagë

Kryetari i PD-së Sali Berisha po merret “seriozisht” me çështjen e Ilir Metës, duke e konsideruar arrestimin e tij si “trajtim çnjerëzor” dhe se...

Parlamenti “shpall falimentin”: S’kemi lekë për dieta

Kuvendi i Shqipërisë ka shpallur një lloj “falimenti”, duke kërkuar ndihmë nga Ministria e Financave për të mbijetuar deri në fund të vitit. Pas...

Horoskopi ditor, e Enjte 5 Dhjetor/ Zbulo çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

Dashi Mund të ndiheni më energjikë dhe të gatshëm për të përballuar sfida të reja. Mund të merrni lajme të mira në lidhje me punën...

Lajme të tjera

Web TV