Balla sulmon PD-në: Ditën që bënë politikë me të vdekurit, e humbën busullën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, sulmoi sot në Kuvend Partinë Demokratike, që sipas tij po bën politikë me vdekjet. Ai hodhi poshtë akuzat për rindërtimin e Spitalit të Laçit duke u shprehur se në pranverë politika e mbrapsht do të marrë përgjigjen përfundimtare.

Balla sulmoi edhe presidentin Ilir Meta, duke thënë se është e turpshme që ai bën politikë me dekretet.

Kam parë sot me keqardhje një spot të PD për spitalin e Laçit, gënjejnë! Ditën që bënë politikë me të vdekurit, e humbën busullën. Kurrë shqiptari se ka për zakon të bëjë politikë me të vdekurit. PD i ka humbur këto vlera njerëzore dhe humane. Ajo që ka ndodhur dhe po ndodh me spitalin bashkiak të Laçit është procedura e zhvilluar.

Shteti shqiptar ka gjetur fondet. Shteti Shqiptar ka kryer procedurën, përfshin edhe institucione ndërkombëtare, është edhe Banka Botërore. Spitali do të fillojë. Kryeministri Rama i qëndron angazhimit të vet, që në pranverën e vitit 2021, atëherë kur politika e mbrapsht që bën politikë me vdekjen do të marrë përgjigjen përfundimtare”, tha Balla.

Më tej ai ka diskutuar shkurt edhe lidhur me dekretin për kthimin e ligjit për Policinë e Shtetit për të cilin tha se, “Ligji është diskutuar për një kohë shumë të gjatë në Kuvendin e Shqipërisë, ka marrë disa muaj, është diskutuar me institucionet e tjera, sikurse është Prokuroria e Përgjithshme, institucione të tjera. Gjej rastin ta falënderoj ministrin e Brendshëm për korrektesën në marrëdhënien me Kuvendit dhe institucioneve të tjera.

Të gjitha përpjekjet, në krye të të cilave tashmë është vënë Ilir Meta, Presidenti i Republikës që për turpin e tij natën takohet me ish-Policë apo Policë të larguar nga Policia e shtetit të larguar për shkak të përfshirjes në veprimtari kriminale, dhe ditën gjoja shqetësohet për ligjin për policinë e shtetit, sot me votën e këtij Kuvendi merr përgjigjen që ne kemi ndërtuar një Polici Shteti tërësisht të depolitizuar. Ajo që është e rëndësishme është që Presidenti duhet të heqë dorë nga bërja politikë me dekretet“./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 Korriku, ja sa do të jetë shtesa

Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga...

Gazetari bën paralajmërimin e frikshëm: Serbia është gati të sulmojë Policinë e Kosovës

Gazetari Venhar Isufi tha në një intervistë televizive se grupi që po trajnohet nga xhandarmëria serbe në Rashkë janë një grup më profesional, me...

Plas skandali, okulistja i ngatërron numrin e syve qytetares tek “Iraniani”

Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë te një okuliste te Poliklinika e Specialiteteve Nr.1, ‘Iraniani”, shkoi dhe bëri...

Albano Bogdo ‘thumbon’ Robert Berishën për Nora Istrefin, moderatori habit me përgjigjen

Konkurrentët e “Ferma VIP” janë vënë përballë disa pyetjeve pikante në sfidën “E vërtetë ose Dënim”. “Ne të dyve na pëlqen shumë kënga  “Ana” të...

Ndahet nga jeta në moshën 82 vjeçare ish-senatori amerikan

Ka ndërruar jetë Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pranë postit të Nënpresidentin kur kandidoi me demokratin Al Gore në zgjedhjet e...

Lajme të tjera

Web TV