Covid/ Tomini: Mund të aplikojmë vaksinën në javët e para të janarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shefja e epidemiologjisë pranë ISHP-së, Eugena Tomini gjatë një lidhje televizive me “report Tv” deklaroi se shpreson që vaksina anticovid mund të vijë në Shqipëri brenda javëve të para të janarit. Më tej ajo sqaroi se Shqipëria njësoj si vendet e tjera që është anëtarësuar brenda rrjetit të COVAX rreth 180 shtete ka pjesën e saj në dritaren e parë të programuar.

Pavarësisht mbrojtjes, vaksina do të jetë shpëtuese. Firmat farmaceutike janë në garë se kush po prodhon e para vaksinën. Vaksina nuk është  në pjesët e parandalimit të koronavirusit por ajo do na mbrojë në nivele të larta. Shqipëria njësoj si vendet e tjera që është anëtarësuar brenda rrjetit të COVAX rreth 180 shtete ka pjesën e saj në dritaren e parë të programuar.

Vendet që janë në zhvillim e sipër janë prioritare për kundrejt vendeve që janë të zhvilluara. Shqipëria është pjesë e këtij rrjeti dhe shpresojmë që sa më herët të sjellim vaksinën. Shpresojmë  që në javët e para të janarit të jemi ndër vendet e para për të aplikuar vaksinës.

Veprimet e tjera të bashkëpunimit, vendet e tjera do thonë dhe fjalën e fundit për ardhjen e vaksinës anti COVID. Meqë vendet e tjera e kanë programuar marrjen e vaksinës përpara krishtlindjeve ne shpresojmë për javët e para të janarit”, tha Tomini./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Analiza: Ja si mund të ndihmojë Shqipëria Ukrainën në përballimin e sulmeve ruse

Në muajin shkurt presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkoi Ballkanit Perëndimor të prodhojnë bashkërisht armatime. A mund të ndihmojë...

Një në tre gjermanë i pakënaqur me ndryshimin e orës

Në Gjermani vetëm një e treta e qytetarëve besojnë se kalimi në orën verore ka një ndikim negativ në shëndetin e tyre, sipas një...

Kur do të zhvillohet/ Shtyhet mbledhja për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Himarës

Është shtyrë mbledhja për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Himarës pas tensioneve të krijuara në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Përplasjet në sallë erdhën pasi...

Sondazhi: 80% e të pyeturve mendojnë se java e punës me katër ditë përmirëson balancën

Një javë me vetëm katër ditë pune mund të sjellë një balancë më të mirë mes punës dhe jetës personale. Një sondazh i zhvilluar nga...

Rekord/ Biden mblodhi rreth 25 milionë dollarë në fushatën e tij në Nju Jork

Presidenti amerikan Joe Biden mori pjesë në një mbledhje fondesh për fushatën e tij presidenciale në Nju Jork së bashku me ish-presidentët demokratë Barack...

Lajme të tjera

Web TV