Kompleksi i interesave laramane të opozitës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekskluzive/Nga Plator Nesturi

Të kopjosh a të marrësh të gatshme arritjet e të tjerëve, në botën e sotme nuk përbën ndonjë turp apo shkel parimet e moralit. Në këtë sens, demokracisë së re shqiptare i mbetej veç të ecte në rrugën e të tjerëve për reformat që duheshin ndërmarrë dhe fuqizuar institucionet e saj.

Por ajo çka bien në një mendje të gjithë, deri dhe politikanë të të dyja kaheve (pra ata që janë dhe protagonistë të reformave të plota apo gjysmake), është se parimet e zhvillimit të botës demokratike janë ndërfutur të deformuara aq sa mënyra e përcimit të demokracisë nga vetë forcat politike shndërrohet në një hibrid shumëfytyrësh.

Kjo jo vetëm në mënyrën e ndërtimit të shtetit por dhe në atë të të bërit të opozitës. Në kohë të ndryshme, prej opozitës janë marrë si shembuj lëvizje të ndryshme botërore e që kanë qenë të suksesshme, duke nisur nga gandizmi, revolucioni i kadifejtë apo lëvizja portokalli, por gjithësesi në rrugëtim e sipër ato janë ballkanizuar duke u transformuar nga lëvizje demokratike dhe duke përfunduar në shtigje buzë honesh plot pusira ballkanike e që shpesh herë kanë tentuar përgjakje të rrugëve. Por duket se ky lloj aventurizmi nuk ka të ndalur edhe tashmë jemi shumë pranë zgjedhjeve parlamentare e ku, në fund të fundit, aty do të ndahet hesapi, do të troshitet vota por dhe çfarë kanë kanë përcjellë në elektorat metodat e hallakatura të opozitarizmit në këtë mandat.

Prej muajsh që vijoi përplasja politike për çështjen e reformës për mënyrën e votimit, lëvizja opozitare po e ndien se duhet të gjejë të tjera opsione për të mbajtur gjallë frymën luftarake. Strategjia e dikurshme e bojkotit parlamentar nuk dha rezultate të frutshme. Po ashtu dhe bojkoti i vitit të shkuar ndaj zgjedhjeve vendore, jo vetëm që nuk gjeti përkrahje si nga ndërkomëbtarët ashtu dhe brenda vendit, por dhe u quajt një lajthitje politike.

Opozita ska rrugë tjetër veç të përballet në betejën elektorale të 25 prillit, madje është e detyruar të mos e braktisë më atë. Shmangia nuk është më opsion veçse tashmë i duhet të paguajë faturën e opozitarizmit, pa bosht dhe mungesën e theksuar të besimit në elektorat si e pafuqishme për çfarëdolloj ndryshimi. Fakti që ndërkombëtarët kanë vënë shumë pikëpyetje nga piruetat politike të lidershipit të PD, nga ana tjetër jep pak shpresë se një qeveri e dalë nga kjo opozitë do të ketë ndonjë besueshmëri dhe mbështetje nga aktorët ndërkombëtarë.

Ndërsa maxhorancës i mbetet thjesht të tregojë qëndrueshmëri në qëndrime përkundrejt lakueshmërisë së pozicioneve të opozitës, të shfrytëzojë gabimet e saj dhe të vë në pah se në kompleksitetin e interesave laramane të opozitës nuk ka kohezion dhe garanci për qëndrueshmëri institucionale, në kahun tjetër ka shumë për të meremetuar deri në ditën e zgjedhjeve.

Për këtë, opozitës do i duhet të ngrejë një stategji, që ende nuk e ka, dhe të ndjekë një model të të bërit opozitë, që ende nuk e di, dhe gjetja e tyre duhet të jetë e shpejtë, përpara se të jetë vonë për në zgjedhje. Por ngutja jo gjithmonë të çon në rrugën e duhur. Kështu, të bërit opozitë me pandeminë dhe duke dhënë mend me “grup ekspertësh partiakë”, rezultoi e gabuar dhe dështim pasi në këtë mënyrë veç acaroi trupën e mjekëve që përballën çdo ditë me të sëmurët nga Covid, por dhe me një masë të gjerë qytetarësh që e konsiderojnë këtë si përhapje paniku.

Lexo edhe :  E vërteta e naftës së Shpiragut

Edhe në rastin e ngritjes së problemeve të tjera, që gjithësesi mbeten anësore, qasja e opozitës është mjaftuar vetëm më një trashje zëri të kerut të PD, por që gjithësesi mbetet pa artikulim, pa argumente dhe larg të qenit të paraqitjes së një opozite moderne. Ndërkohë, për strategjinë që do të ndiqet në zgjedhje kjo mbetet e paqartë për kë është vëzhgues i kësaj fushate, por besoj dhe për vetë nga shumë drejtuesit e saj.

Pavarësisht luhatjeve dhe strategjisë së paqartë, problemi që vendit i mungon një opozitë, duket dhe në faktin se partitë në minorancë nuk duket se arrijnë të prodhojnë një nismë apo aksion politik. Është pranuar gjithësesi se PD dhe LSI do të jenë në dy lista të ndara, dhe ku secila mund të afrojë rreth vetes parti të tjera më të vogla.

E parë kështu, rezulton që tashmë gjithësesila të shohë fatin e familjes së vet, pra të listës së vetë e të veçuar të saj, dhe ku rivaliteti për të marrë vota nga e njëjta fashë elektorale mund të ndikojë në marrëdhëniet mes tyre në rajone të veçanta. Dhe kjo mund të prishë shumë humore të cilat e kanë zanafillën që nga zgjedhjet e kaluara parlamantare.

Pikërisht atëhere kur PD pësoi rrudhje dhe LSI ngritje dhe që në atë kohë u komentua se vota e djathtë e PD rrodhi drejt LSI. Në kushtet e reja, dhe aq më tepër që tashmë nuk do të jenë në koalicion të përbashkët, është e natyrshme që PD do të luftojë të mbrojë votat e saj e madje të rrikthejë atë çka iu mor nga LSI 4 vite të shkuara.

Por edhe nëse ka rrjedhje të votave nga thesi i PD, tashmë vajtja e tyre drejt LSI është thuajse mision i pamundur. Në realitetin e ri politik përpara zgjedhjeve janë pesë parti të reja që kryesisht janë të dala nga figura ish-drejtuesisht të PD dhe normalisht dhe votën e tyre e kërkojnë pikërisht në këtë bllok. Kështu çdo votë të pakënaqurisht nga PD apo nga lidershipi i saj, tashmë nuk mund të shkojë më drejt LSI si dikur.

Partitë e reja janë si diga të vogla ku gjithësesila peshkon votën e rrjedhur nga PD për të mos e lejuar të shkojë në përroin e LSI. Dhe kur këto parti janë në opozitë si me maxhorancën por dhe me vetë opozitën klasike të tranzicionit, rezultati i pritshëm i koalicionit opozitar është tepër i mjegullt dhe pa dritë shkëlqimi.

Projeksionet e para të testimeve para elektorale dëshmojnë pikërisht se amullia e interesave të opozitës e bën të pamotivuar për të patur bashkërendim e besim në ndaj njëri-tjetrit në betejën elektorale. Thënia se bashkimi bën fuqinë, është i vërtetë kur ka motivim dhe kohezion midis partnerëve. Mesa shihet qartë, aty ku mungon besimi i dyanshëm, koalicioni squllet dhe atë e pret dështimi.

Të fundit

Liverpool mposht Atalantën por eliminohet nga Europa, Leverkusen mbetet e pathyeshme

Atalanta nxjerr jashtë Europës Liverpoolin. Skuadra bergamaske u mposht 0-1 në shtëpi nga “The Reds”, por kualifikohen në gjysmëfinale...

Roma triumfon sërish ndaj Milanit dhe kualifikohet në gjysmëfinalen e Europa League

Roma kalon në gjysmëfinalet e Europa League, ndërsa eliminon Milan-in, pas fitores me rezultatin e përgjithshëm 3-1 të dy ndeshjeve çerekfinale. Pas takimit në “San...

Më 20 Prill, Dielli kalon në Dem, ja çfarë u ndodh këtyre 5 shenjave të Zodiakut

Më 20 Prill, Dielli kalon në Dem dhe fillon zyrtarisht sezoni i shenjës së dytë të kalendarit astrologjik. Kjo ditë do të sjellë ndryshime...

Çfarë është “mashtrimi i së ardhmes? Flamuri i kuq në një raport në çift

Është normale të imagjinoni një të ardhme me dikë që ju intereson, sidomos pasi takimi i parë ka shkuar shumë mirë dhe jeni në...

“Ajo që po bën Meta nuk është sjellje politike”/ Çani reagon ashpër: Ish-presidentit …

Gazetari Arian Çani në një intervistë për një emision televiziv ka komentuar deklaratat e kreut të Partisë së Lirisë ndaj SPAK. Ai theksoi se kjo...

Lajme të tjera

Web TV