Mimi Kodheli: Përse më zgjodhën zevendëspresidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga lajmet më të bukura të viteve të fundit në politikën shqiptare është që Mimi Kodheli është zgjedhur pak ditë më parë zëvendëspresidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Po përse u bë kjo zgjedhje dhe përse pikërisht Mimi Kodhelin? Vetë zonja Kodheli i jep përgjigje kësaj pyetje gjatë emisionit HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU.

-A është ndonjë post i rëndësishëm ai që keni marrë si zëvendëspresidente e Asamblesë parlamentare të NATO-s?

-E para, radha midis strukturave në këto organizma nuk vjen ashtu, e dyta kjo është një detyrë shumë e rëndësishme, imagjinoni një asamble që ka në përbërjen e vet të gjitha vendet anëtare të Aleancës që nga SHBA deri tek Maqedonia e Veriut, ka struktura, ka objektiva, ka detyrime të rëndëishme, nxjerr rezoluta, këshillon Sekretarin e përgjithshëm, dhe gjithsë struktura e NATO që funksionon si një e tërë, dhe sigurisht është një nivel shumë i lartë përfaqësie dhe ne nuk na vjen rradha si Shqipëri, për shkak të rolit, valencës gjeo-politike që Shqipëria ka brenda aleancës si një vend i vogël le të thmi. Por rradha vjen kur ti në mënyrë të spikatur ngre probleme dhe në mënyrë të spikatur jep zgjidhje për këto probleme dhe për ѯka diskutohet në mbledhjet e rradhës të Asamblesë. Të vjen rradha, por rradha mund edhe të kapërcehet siç është kapërcyer në rastin tim besoj për shkak të një përfaqësimi të denjë të delegacionit. Nuk ka gjëra rastësore në të tilla struktura.

-Sa zëvendës presidentë jeni?

-Ne jemi 5 zv.presidentë, unë jam i pari në rradhë. Tjetra është nga Kanadaja, është një senatore nga Franca, është kryetarja e delegacionit grek dhe kryetari i delegacionit hungarez./Fjala.al/Ke.Ba 

 

Të fundit

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor,...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Rritet numri i pensionistëve më 2023, por jo përfitimet!

Rritja e numrit të pensioneve të pleqërisë u përshpejtua në vitin 2023, me ritmet më të larta të gjashtë viteve të fundit. Sipas të dhënave...

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm 1750 gramë ia doli të fitojë betejën për jetën....

Lajme të tjera

Web TV