“Paketë të tretë ndihme”, Spiropali-Hajdarit: Buxheti nuk është ‘sofra’ e Sudes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja Rudina Hajdari i ka drejtuar një sërë pyetjesh qeverisë “Rama” se ku shkuan lekët që u morën borxh gjatë kësaj periudhe për pandeminë e koronavirusit. Teksa fliste nga vendi i saj në Kuvend, deputetja propozoi që Kuvendi të miratonte një tjetër paketë ndihme për qytetarët në nevojë që gjenden në vështirësi nga COVID-19 si dhe për bizneset e vogla.

“Pas kësaj marrëveshje me Bankën Evropiane për Rindërtim, qeveria shqiptare do të marrë 15 mln euro. Një pyetje që më shqetëson mua është se ku i çojnë paratë që marrin borxh?! Keni marrë që nga fillimi 1.2 mld euro borxh. Ministria e Financave na thotë se deficiti s’ka shkuar as 500 mln euro. Ndaj ky deficit nuk pritet që të shkojë më shumë se kaq.

Pse kemi marrë kaq shumë borxh dhe pse po vazhdojmë të marrim?! Edhe pse kaq shumë borxhe, FMN tregoi se paketat e mbështetjes së COVID të Shqipërisë janë më të vogla se të rajonit. Pse të mos japim një paketë ndihme për biznesin e vogël që po mbyll qepenat çdo ditë. Një transfertë direkte për përballimin e kostove”, tha Hajdari.

Lidhur me kwtw temw, ministrja për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali duke iu përgjigjur propozimit të Hajdarit që të jepet dhe një tjetër paketë ndihme për qytetarët në nevojë dhe bizneset e vogla, për shkak të krizës nga pandemia, Spiropali tha se buxheti nuk është ‘Sofra e Sudes’.

Historia e borxhit që u përmend nga zona Hajdari dhe zoti Gjoni është një histori që nuk qëndron dhe nuk ka lidhje me faktet. Nga njëra anë pretendojnë se ne ta bëjmë detin kos, zonja Hajdari. Që të rrisim ndihmën dhe të vijojmë mbështetjen e biznesit sikur buxheti të ishte ‘sofra’ e Sudës. Po se si bëhen bashkë këto të dyja, vetëm këta të dy e dinë.

Borxhi është nën kontroll. Përballja që qeveritë kanë pasur ndaj kësaj fatkeqësie, borxhi nuk është jashtë kontrollit, ne kemi ruajtur parametrat e riskut. Kemi vijuar dhe me rindërtimin. Janë momente kyçe, ku qeveria po vijon mbështetjen. Projekti i rindërtimit është projekti më i madh në këto 30 vite sa i takon infrastrukturës. Meqë duan një bilanc, e ftoj zotin Murrizi që të shoh se ku po shkojnë këto para. Meqë ka qëndruar në atë parti, Atij i duken se këto para të buxhetit janë ato gafat e Bashës që hyjnë e dalin dhe s’kanë asnjë pasojë. 4646 banesa kolektive kanë filluar në Thumanë në zonën më të prekur nga tërmeti dhe 2 mijë apartamente në Durrës.

Marrëveshja me Emiratet parashikon 2 mijë apartamente në Spitallë. Këto janë para të buxhetit, që iu jepen familjeve që mos të lënën askënd jashtë. S’punojnë 3-4 kompani, siç thuhet rëndom sa për të kaluar radhën dhe për të kapur ndonjë votë. Janë disa kompani që punësojnë shumë qytetarë. Ka shpërndarje të buxhetit. Më e mira është përpara nesh”, tha Spiropali./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Dita e gjyqit për “portalet”/ Rama: Komision për dezinformimin!

Shqipëria do të ngrejë një Komision Parlamentar për dezinformimin. Ky Komision i Posaçëm parlamentar vjen pas marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë...

Aktorja thotë se e ka humbur virgjërinë në moshën 35-vjeçare: Prisni derisa të jeni gati

Rebel Wilson, në një intervistë për People, i tregoi botës e e ka humbur virgjërinë në moshën 35-vjeçare. Ajo tha se më shumë rreth...

“Ema, babi yt i heq jorganin vajzave…”/ Egla ngacmon Jetmirin, ja si reagon ai

Ditët në shtëpinë më të ndjekur të ‘BBV3’, vazhdojnë të jenë të zhurmshme. Pasditen e sotme, teksa qëndronin në oborr, Egla ka sulmuar Jetmirin...

Detaje të reja nga vrasja e Pëllumb Metës/ Arma u ble 1 ditë para krimit, tjetër person..

Rreth një muaj më parë, opinioni publik u shokua nga një ngjarje e rëndë e ndodhur në Shënavlash të Durrësit, ku Pëllumb Meta u...

Porositi ekzekutimin e ish-bashkëshortes, jepet pretenca për avokatin Alban Bengasi

Prokuroria ka kërkuar këtë të enjte 6 vite e 6 muaj burg për avokatin Alban Bengasi i cili akuzohet se ka porositur eliminimin e...

Lajme të tjera

Web TV