Përse Shqipëria nuk arrin 2 për qind të buxhetit për ushtrinë si kusht i NATO-s? Përgjigjet Mimi Kodheli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Që prej anëtarësimit të Shqipërisë  në NATO, kjo aleancë ka vënë si një kusht kryesor që buxheti i ushtrisë tonë të jetë 2 për qind i buxhetit të shtetit. Por duhet thënë që edhe pse kanë kaluar 11 vjet nga anëtarësimi, ky kusht nuk është plotësuar. Por përse ka ndodhur kjo edhe në qeverinë e PD dhe nën qeverisjen e PS? Analizën e kësaj e bëri Mimi Kodheli gjatë emisionit HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU në cilësinë edhe të ish-ministres së Mbrojtjes. Sipas Kodhelit janë disa rrethana dhe arsye përse nuk është  arritur ky kusht.

 

-2% është i vështirë për t’u mbërritur sidomos në kushtet e jashtëzakonshme në të cilat po jetojmë, tërmeti, pandemia e cila ka shkatërruar pothuajse çdo ekonomi të botës. Insistohet që të rritet ose të vazhdojë të rritet buxheti në raport me PBB i cili diskutohet sa herë që ka samite, sa herë që ka mbledhje të zakonshme ose vjetore të Asamblesë, dhe dyshoj që do ketë një rritje të zakonshme edhe në vitin në vazhdim sepse kuptoj që shumë para do shkojnë në sistemin shëndetësor, shumë do shkojnë për rindërtim, ndaj dhe do jetë e vështirë që të mbahet ky ritëm.

 

Duhet theksuar se ministrja aktuale e Mbrojtjes Olta Xhaçka para pak ditësh prezantoi në komisionin e Sigurisë që buxheti i vitit 2021 për mbrojtjen  do jetë 1.5 për qind./Fjala.al/Ke.Ba

 

 

Të fundit

600 mijë euro për të prezantuar BBV? Arbana përgjigjet pas largimit nga Topi

Ish-moderatorja e Big Brother VIP Albania, Arbana Osmani, ka vendosur të ndajë mendimet e saj të qëndrueshme rreth çështjeve...

3 shenjat e horoskopit që e lëshojnë dorën thuajse gjithnjë me miqtë për para borxh

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

‘Ethet e Dengës’?/ OBSH ngre alarmin: Sëmundje virale, ka shënuar shifra rekord këtë vit

Epidemia e Etheve të Dengës po përhapet me shpejtësi në Karaibe dhe Amerikën latine, duke shënuar shifra record nga fillimi i vitit deri tani....

“Në Maj nisin faturimet e reja”/ Ja sa kilovati do të paguajnë furrat që tregtojnë bukë

2600 furra buke që operojnë në mbarë vendin nuk do të preken nga rritja e çmimit të energjisë elektrike. Nga Lushnja, Zv/Kryeministria Belinda Balluku...

Meta denoncon në Prokurori: Më kanë vjedhur hard diskun në zyrën e PL!

Kreu i PL, Ilir Meta ka denoncuar në Prokurorinë e Tiranës se në zyrën e Partisë së Lirisë, persona të paidentifikuar kanë vjedhur një...

Lajme të tjera

Web TV