Fier/ Sekuestrohen 1.5 mln euro pasuri me burim kriminal

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka sekuestruar një shumë prej 1.5 mln euro pasuri të cilat dyshohet se rrjedhin nga veprimtari kriminale.

Pas një hetimi prej disa muajsh, autoritetet ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për vendosjen e sekuestros preventive ndaj Rudina H. (Zenaj).

Mësohet se kjo e fundit është ish-bashkëshortja e Shaban Zenajt, i dënuar nga drejtësia italiane me 14 vite burg për trafikun e lëndëve narkotike.

Në zbatim të vendimit të Gjykatës u bë i mundur sekuestrimi i pasurive ku vlera totale e pasurive të sekuestruara në Vlorë dhe Pogradec shkon rreth 1.5 mln euro, konkretisht:

– Një bar restorant në Skelë, Vlorë;

– Një apartament në Vlorë;

– Një apartament në Pogradec;

– Një automjet tip “Benz”.

Këto sekuestrime pasurore janë në kuadër të procedimit penal, ndaj Shaban Zenaj, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Vijojnë hetimet dhe verifikimet për evidentimin e pasurive të tjera që mund të jenë në emër të këtij personi dhe të tjerë të lidhur me të.

Gjithashtu disa muaj më parë, Shaban Zenaj ka qenë nën shënjestrën e OFL-së e cila u dërgoi për të plotësuar formularin e deklarimit të pasurisë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern...

Shtatzënia përshpejton plakjen, por ja çfarë ndhodh pas lindjes

Ndryshimet e thella fizike, hormonale dhe kimike që lidhen me shtatzëninë mund të bëjnë që ora e plakjes të kthehet më shpejt, duke i dhënë moshës biologjike të...

“Eglën e njoh shumë mirë…”/Hygerta Sako zbulon detaje për banoren jashtë shtëpisë së BBV

ot e ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë gazetarja Hygerta Sako, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për...

Aktiviteti elektoral i presidentit Biden me ish-presidentët Obama e Clinton,shënon rekord

Shuma e dhurimeve është një demonstrim i mbështetjes së demokratëve për presidentin Biden në një periudhë kur anketimet vazhdojnë të tregojnë nivele të ulëta...

Ngacmimet nga interneti/ Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është qyteti i dytë pas Tiranës që ka raportimet më...

Lajme të tjera

Web TV