3 shenjat më me fat të vitit 2021, si do të jetë viti i ri për ju

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

2020-a nuk ishte viti që të gjithë prisnim të kalonim, megjithatë, si çdo dhjetor, edhe këtë vit ka ardhur koha e bilancit. Cili është bilanci që keni bërë ju në fund të vitit? Çfarë nuk mundët të realizoni dot nga viti që shkoi? Po nga viti që vjen, çfarë do të realizoni?

Viti i ri, me siguri, do të sjellë fat për shumë shenja horoskopi, madje në shumë aspekte të jetës, megjithatë sa herë jemi të pafuqishëm, ne u drejtohemi yjeve dhe planetëve për të thënë fjalët më të mira për vitin e ardhshëm.

Me siguri, viti i ri do të shërojë të gjitha plagët, por në veçanti disa shenja do të jenë më me fat se të tjerat. Demi, Akrepi dhe Peshorja do të jenë ato më të preferuarat.

Për Demin, ky është viti me fat. Pritet që njerëzit që i përkasin kësaj shenje të kenë sukses në biznes, si edhe në fitimet financiare. Grafiku i karrierës po rritet dukshëm për ta, veçanërisht në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm do të jetë pika kulmore e tyre. Muajt më të mirë për të lindurit e kësaj shenje do të jenë prilli, maji dhe shkurti. Ëndrrat tuaja do të bëhen realitet këtë vit.

Në lidhje me çështjet familjare që kanë shkuar keq këtë vit, gradualisht do të fillojnë të zgjidhen.

Numrat me fat për vitin e ri janë 7, 9, 8, 46 dhe 69. Forca është pika më e fortë e këtij viti për ju, kështu që bëhuni gati për të pritur një 2021 bombastik.

Edhe Akrepi, do të ketë një vit fantastik. Saturni dhe Urani do të ndikojnë që Akrepi të ketë më shumë fitime këtë vit, por njëkohësisht të sigurojë edhe më shumë stabilitet. Lidhja me Diellin e këtyre planetëve do të ketë ndikim dhe do të bëjë që Akrepi të ndihet i përkëdhelur për gjithë vitin. Njerëzit e pakënaqur me marrëdhëniet e tyre do të gjejnë dikë që do t’ua ndryshojë të ardhmen. Shtatori deri në fund të vitit është koha më e mirë për investime të mëdha.

Lexo edhe :  Kate Middleton është nusja mbretërore më e arsimuar në 300 vjet

Peshorja është në kulmin e sukseseve për këtë vit. Të lindurit në këtë shenjë janë po aq fatlum sa dy shenjat e mësipërme. Priten bashkëpunime të reja në biznes, por edhe në lidhjet personale.

Nga fundi i shtatorit deri në mes të tetorit, gjërat do të shkojnë në vendin e vet edhe sa i përket çështjeve personale. Për të gjithë të lindurit e Peshores, gjatë viti të ri këshillohet të ndiqni më shumë intuitën tuaj dhe të mos merrni parasysh faktorët e jashtëm gjatë bërjes së karrierës./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Rryma e oqeanit përshpejtohet me nxehtësinë. Problem për akullin e Antarktidës

Shkenca Rryma Rrethore e Antarktikut intensifikohet me rritjen e temperaturave: është e destinuar të rritet në shpejtësi dhe të...

I lumtur deri në… budallallëk

Nga Leonard Veizi Të lumtur në jetë të jetëve... Epo kjo është sentencë krejt folklorike. Sepse realiteti nuk do shumë mund për t’u kuptuar se është...

Investimet e huaja/ Rama projekton rritje me 4 miliardë dollarë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, e sheh dialogun mes qeverisë dhe sipërmarrjes, si një nga rrugët...

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës nën...

Lajme të tjera

Web TV