Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Shkodër mëngjesin e sotëm.
Policia është lajmëruar për një person, i cili është gjetur i pajetë, rreth 40 vjeç, në një zonë, në periferi të Shkodrës.
Bëhet me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Mushan të Shkodrës.
Policia dhe ambulanca kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Nuk dihet identiteti i viktimës dhe as shkaqet e aktit të rëndë.
Dyshimet e para flasin për një vetëvrasje. Pritet ekspertiza parapake mjeko-ligjore, ndërsa policia pritet të konfirmojë ngjarjen e rëndë, si dhe shkaqet e vdekjes së 40-vjeçarit./Bl.Ba/Fjala.al