OKB: Në vitin 2021 bota rrezikohet nga një katastrofë humanitare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nuk do të kenë fund telashet për njerëzimin, i cili pas krizës së koronavirusit mund të përballet me një katastrofë humanitare. Ky është paralajmërimi i frikshëm që bën OKB për vitin e ardhshëm.

Viti 2021 do te jetë katastrofik, mbi bazën e asaj që po shohim në këtë fazë. Tkurrja ekonomike ka qenë e madhe, dhe nevojat janë dyfishuar. Por nëse grumbullojmë fondet e nevojshme mund të parandalojmë destabilizimin, krizën e urisë dhe migracionit.

Në të kundërtën do të përballemi me krizën më të rëndë humanitare që prej themelimit të Kombeve të Bashkuara”, shprehet David Beasley, drejtor i Programit Botëror të Ushqimit.

Sipas OKB, masat e marra kundër pandemisë dhe impakti ekonomik kanë rritur me 40 përqind numrin e personave që kanë nevojë për ndihma humanitare.

Kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së u kërkoi shteteve të pasura të mos i lënë pas dore shtetet e varfra për vaksinën anti-COVID.

Thjesht nuk mund të pranojmë një botë ku të varfrit të shtypen nga të pasurit në garën për vaksinat. Kjo është një krizë globale dhe zgjidhjet duhet të ndahen në mënyrë të barabartë si të mira publike globale, e jo si komoditete private që thellojnë pabarazitë”, deklaroi kreu i OBSH-së.

Të fundit

Rryma e oqeanit përshpejtohet me nxehtësinë. Problem për akullin e Antarktidës

Shkenca Rryma Rrethore e Antarktikut intensifikohet me rritjen e temperaturave: është e destinuar të rritet në shpejtësi dhe të...

I lumtur deri në… budallallëk

Nga Leonard Veizi Të lumtur në jetë të jetëve... Epo kjo është sentencë krejt folklorike. Sepse realiteti nuk do shumë mund për t’u kuptuar se është...

Investimet e huaja/ Rama projekton rritje me 4 miliardë dollarë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, e sheh dialogun mes qeverisë dhe sipërmarrjes, si një nga rrugët...

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës nën...

Lajme të tjera

Web TV