Pandi Laço: Ambicja ime e re, të shkruaj një roman të ri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Njeriu i spektakleve thotë se së shpejti do të vijë edhe me një vëllim poetik si dhe një skenar filmi artistik

Nga Leonard Veizi

 Makina e shkrimit është transformuar në një ordinator. Dhe pena me bojë në kallamar ka kohë që e ka humbur kuptimin. Ndaj ai është një shkrimtar modern, ashtu si vetë teknologjia që të jep mundësinë që të kesh një perceptim të ndryshëm nga ai që ke pasur më parë…

…Jo domosdoshmërisht sentenca popullore se “dardha bie nën dardhë” është një postulat i pagabueshëm. Ka raste kur ajo nuk ngjit gjëkundi. Por jo në rastin tonë.

Ai ka bërë një jetë artistike ndryshe nga ajo e Atit të tij, Teodorit. Ka shkruar gjatë gjithë kohës, por jo prozë artistike, as poezi, as drama e as skenare filmash. Por në pjesën mediatike, në një “rivalitet” të heshtur e pa zhurmë mes të dyve, ai e ka mundur të atin. Sepse përveçse një skenarist spektaklesh, dhe tekstshkrues këngësh, Pandi Laço ia ka dalë me sukses të jetë edhe një moderator elokuent e plot gjeste fine në skenë. Ndërsa këtë herë ai vjen para publikut në një format krejt të ri. Nuk ka të bëjë me spektaklet e televizioneve dhe as me tekstet e këngëve ku është vlerësuar jo pak herë. Tanimë ai sapo është përballur në tregun e letrave shqip me një roman. Gjatë një interviste për gazetën “Fjala”, Pandi Laço, jep më shumë detaje rreth pasionit të tij të ri, që me sa duket nuk do të mbesi vetëm në kuadrin e botimit të një titulli në prozë të gjatë.

Ju njiheni si skenarist e poet, por kjo është përvoja e parë në një proze të gjatë. Përse pikërisht tani?

Me lejo të bëj dy redaktime të vogla – Unë jam një skenarist spektakli që ndryshon nga skenaristi i filmit. Është një rol shumë i thjeshtë ai i skenaristit të spektaklit nga ai i filmit, sepse përafron me rolin e gazetarit të kulturës, ndonëse elementet e skenarit të mirëfilltë ndërthuren edhe në një spektakel televiziv e sidomos artistik.

Përsa i përket “poetit”, do ndihesha mirë po të më quanin “poet i këngës”, se fjala “poet” është vërtet një profesion ose rol që jeta nuk ta jep aq bujarisht. Duhet të jesh talent i spikatur, të punosh pafundësisht për ta fituar këtë rol.

Të shkruash vargje për t’u muzikuar në këngë, nuk është aq e thjeshtë. Edhe kjo do njëlloj talenti, njëfarë dhuntie. Poezinë e mirëfilltë të një poeti mund ta bëjë këngë një kompozitor shumë i mirë. Po vargjet e këngës jo domosdoshmërisht janë poezi.

Gjithesesi unë shkruaj dhe poezi pa pretenduar se jam poet.

“Kurvid19”, çfarë trajton ky roman ?

“Kurvid19” është një roman që trajton një histori njerëzore. Është rrëfimi i një mashkulli në mes të tridhjetave, historia e të cilit kornizohet nga dimensionet e kohës që po kalojmë. Pandemia që ka përfshirë botën, raportet e këtij personazhi me njerëzit që e rrethojnë, e dashura, familjarët, fqinjët, dhe si ndryshojnë gjërat përreth tij në dinamikën e kësaj sëmundjeje që rrezikon njerëzimin.

A është ky një produkt i shkruar në ditët e karantinës?

Sigurisht që po! Izolimi i njerëzimit që nga muaji mars, zhvillimet që mori jeta, oraret e kufizuara të lëvizjes, lockdowni etj etj, solli një rutine të re të së përditshmes. U privuam nga disa gjëra. Punët normale që kishim në raportet me televizonin për të prodhuar spektakle e emisione televizive. Po me sa duket kjo pati diçka shumë pozitive. M’u kthye dëshira për të shkruar, krijuar në fushën e letrave. Dhe ja ku është romani i parë…

Lexo edhe :  PE kritika të forta Greqisë për Belerin

A do te vazhdoni me prozën e gjatë?

Besoj se po! Duke gjetur disa ekuilibra me veten, duke organizuar më mirë kohën e të punuarit në televizion do të preferoja shumë të vazhdoja të shkruaje prozë të gjatë. Kam një projekt të afërt për të mbledhur poezitë nëpër blloqe apo file kompjuterash e për të botuar një përmbledhje me poezi.

Ambicja juaj e rradhës?

Një skenar filmi artistik. Një nga veprat e fundit të tim eti, Teodorit të ndjerë, një dramë shumë interesante, mbërrita ta hedh në kompjuter në zhanrin e skenarit për film artistik. Por natyrisht romani i ardhshëm, është ambicja ime për momentin.

Jetëshkrim i shkurtër

Pandi Laço ka filluar karrierën televizive ne Televizionin Shqiptar në vitin1987 si redaktor letrar e skenarist. Nga viti 1987 deri 1996 ka punuar në një sërë programesh televizive si “Mbremje të muzikës popullore”, “12 vallzime pa një të shtunë”, “Rreth fatit për 12 javë”, “12 në Hollyëood”, si skenarist i spektakleve me regji nga Vera Grabocka. Gjithashtu skenarist edhe drejtues televiziv në programet televizive “Emocione” (Italia 90) dhe “Ciak” me regji nga Leonard Gjata. Skenarist në disa prej edicioneve të konkurseve të bukurisë elegancës duke filluar nga i pari, “Miss Albania 1991” si dhe Festivali i Këngës në RTSH.

Më 1997 nis të punojë në TV Klan si skenarist e Drejtor i Programacionit. Në vitin 1998 së bashku me regjisorin Bledar Laço (vëllai i tij) realizojnë transmetimin e parë direkt në TV Klan “Klubi i futbollit “Miqtë e Klanit” – një talk-shoë sportiv. Nga 1997 deri tani Pandi Laço e Bledar Laço kanë realizuar një seri programesh televizive në TV Klan, duke filluar nga “Maratona e Këngës Popullore”, “Porta e Fatit”, “Netë vere”, “Gjeniu i vogël”, “100 Këngët e shekullit” dhe “Këngët e shekullit” (edicioni i dytë), “C’est la vie” dhe “Histori me zhurmues”.

Është prezantuar si autor vargjesh në disa Festivale të këngës në RTSH. Ka fituar në 4 edicione të tij Çmimin e Parë: në vitin 2002 me “Brenda vehtes më merr” (Muzika – Shpetim Saraci), 2004 me “Nesër shkoj” (Muzika – Adrian Hila, pjesëmarrëse në Eurosong 2005 – Ukrainë), 2006 me “Balada e gurit” (Muzika – Adrian Hila, pjesëmarrëse në Eurosong 2007 – Finlandë) dhe 2007 “Zemrën e lamë peng” (Muzika – Adrian Hila, pjesëmarrëse në Eurosong 2008 – Serbi).

Ka ideuar dhe prezantuar emisionin televiziv “Histori me zhurmues”, i cili është nderuar me çmimin special “Teodor Keko” nga Ministria e Kulturës për vitin 2010.

Në vitin 2010, në bashkëautorësi me Adrian Hilën e Bledar Laçon, realizon “Këngët e Shekullit” (edicioni i trete), por këtë herë me këngët popullore e qytetare shqiptare.

Në mars 2011- treshja e producentëve artistikë Pandi-Adi-Bledi vijojnë me “Gjeniu i vogël”.

Në vitin 2012 vazhdon kontributin si një nga anëtarët e Jurisë të shfaqjes së talenteve “X-factor”.

“Këngë moj” është produksioni muzikor i një cikli prej 12 javësh nga producentët Pandi Laço, Bledi Laço dhe Adrian Hila që po trasmetohet në Vizion Plus./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern...

Shtatzënia përshpejton plakjen, por ja çfarë ndhodh pas lindjes

Ndryshimet e thella fizike, hormonale dhe kimike që lidhen me shtatzëninë mund të bëjnë që ora e plakjes të kthehet më shpejt, duke i dhënë moshës biologjike të...

“Eglën e njoh shumë mirë…”/Hygerta Sako zbulon detaje për banoren jashtë shtëpisë së BBV

ot e ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë gazetarja Hygerta Sako, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për...

Aktiviteti elektoral i presidentit Biden me ish-presidentët Obama e Clinton,shënon rekord

Shuma e dhurimeve është një demonstrim i mbështetjes së demokratëve për presidentin Biden në një periudhë kur anketimet vazhdojnë të tregojnë nivele të ulëta...

Ngacmimet nga interneti/ Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është qyteti i dytë pas Tiranës që ka raportimet më...

Lajme të tjera

Web TV