Fatura e shtrenjtë e PD me emrin Halim Kosova

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekskluzive/ Nga Roland Qafoku

Vera e re në fuçinë e vjetër

Jozefina Topalli shkeli mbi PD-në. Astrit Patozi shkeli parimet. Arben Imami një herë andej e një herë këtej. Besart Kadia një riosh që shkeli statutin. Romeo Gurakuqi nuk ka besimin e Komisonit të Vlerësimit të Kandidatëve.

Zyrtarisht në PD thonë se të gjithë këta punuan kundër PD dhe e merituan largimin. Po mirë. I marrim të mirëqena të gjitha këto. Por ikja, largimi apo përjashtimi i doktor Halim Kosovës çfarë është? Përgjigja është afër mendjes: Është kulmi i kulmeve të largimeve me turp që Partia Demokratike ka bërë në historinë e saj të drejtuar prej afro 8 vjetësh nga Lulzim Basha.

Nuk ka asnjë personalitet tjetër në PD-në aktuale që të ketë staturën, formatin dhe mbi të gjitha autoritetin dhe vlerësimin masiv që ka një figurë si Halim Kosova. Nuk ka asnjë figurë në PD-në aktuale që të jetë kaq i pranueshëm nga të gjithë, në kupolën e partisë dhe në bazë sa Halim Kosova.

Nuk ka asnjë figurë tjetër në politikën shqiptare, të majtë dhe të djathtë që të jetë kaq konsensual sa Halim Kosova. Ata të zonës gri dhe ata të zonave me ngjyra qofshin. Njerëz të njohur e të panjohur, e deri te militantët e partive kundërshtare. Si Halim Kosova nuk ka.

Por cila ishte arsyeja e këtij largimi? Të paktën sipas vetë Kosovës, sebepi ishte se “ai nuk shante Partinë Socialiste”. Besojmë se do ishte skandaloze të ishte kjo arsyeja e vërtetë. Por e marrim të mirëqenë. Po si mund t’i kërkosh në vitin 2020 një politikani të shajë kundërshtarët?

Si mund t’i kërkosh një politikani të sillet ndryshe nga çfarë është? Si mund t’i kërkosh një politikani intelektual të bëhet i vjetër kur ai bën të riun? Si mund t’i kërkosh një personaliteti të bëjë atë që nuk e ka bërë kurrë por të bëjë politikën e vjetër të gërr-mërreve dhe të përçudnimit të kundërshtarit? Si mund ta bëjë këtë Partia Demokratike? Si mund ta bëjë këtë partia e cilësuar e brezit të ri me kryetar Lulzim Bashën?

Marrim edhe një aspekt tjetër. Në zgjedhjet lokale të 21 qershorit 2015, në garën për kryetar të Bashkisë së Tiranës Halim Kosova mori 116.219 vota kundrejt 160.029 vota të Erion Veliajt që u zgjidh kryetar i Bashkisë. Por që ta kuptojmë këtë rezultat më mirë kujtojmë që në zgjedhjet lokale të vitit 2011, pas vendimit të Gjykatës, Lulzim Basha mori 124.786 vota me të cilat u bë kryetar i bashkisë së Tiranës kundrejt Edi Ramës me 124.705 vota. Pra, Basha ka marrë afërsisht 8567 vota më shumë se Halim Kosova.

Lexo edhe :  Rama: Me hir apo pa hir, sipërmarrjet do financojnë për arsimin profesional!

Nëse vëmë në peshore situatën, rrethanat, kushtet, kuotat e PD-së në opozitë, duhet thënë se edhe pse humbi, Halim Kosova korri një fitore për numrin e votave që mori. Ai mori shumë më shumë vota se Partia Demokratike dhe të mos harrojmë se kuotat e kësaj partie kanë qenë në minimumin e saj historik.

Pra kjo garë tregoi se Halim Kosova përveç një rezervuar votash ishte një shpresë për ringritjen e PD-së pas kalimit të saj në opozitë. Halim Kosova tregoi se është një figurë që jo thjesht i duhet PD, por do ishte në nderin e saj ta kishte. Ishin jo të paktë ata socialistë që deklaruan hapur ato ditë, se kishin votuar Halim Kosovën, një gjë që kurrë nuk kishte ndodhur më parë në historinë politike të Shqipërisë.

Po a e ka luksin PD në këtë situatë që ndodhemi të përjashtojë pikërisht këtë që është rezervuar votash dhe që ka cilësitë që përmendëm më lart? Sigurisht që jo. Kjo nuk është figura e parë dhe ndoshta edhe e fundit që është larguar nga partia e brezit të ri. Ka dhe do ketë efektet e saj hemorragjia e disa figurave nga PD.

Por, bindja është se largimi i Halim Kosovës është fatura më e shtrenjtë që Partia Demokratike po merr. Një faturë që do ketë doemos ndikimin e vet në zgjedhjet e 25 prillit. Jo më kot disa socialistë fërkuan duart kur dëgjuan ligjërimin e Halim Kosovës për përjashtimin e tij. Ishte si një dhuratë surprizë për ta, pesë muaj përpara zgjedhjeve.

Ndoshta Lulzim Basha ka kohë ta rregullojë këtë që nuk e teprojmë ta quajmë deri krim politik brenda partisë së vet. Nëse ekziston dëshira, kjo mund të përmbysë peshoren. Halim Kosova është një personazh që ka nevojë jo vetëm PD, por e gjithë politika shqiptare. Ai që ka sukses në profesionin e tij, patjetër që do ketë sukses edhe në politikë. Halim Kosova aty është.

Të fundit

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern...

Shtatzënia përshpejton plakjen, por ja çfarë ndhodh pas lindjes

Ndryshimet e thella fizike, hormonale dhe kimike që lidhen me shtatzëninë mund të bëjnë që ora e plakjes të kthehet më shpejt, duke i dhënë moshës biologjike të...

“Eglën e njoh shumë mirë…”/Hygerta Sako zbulon detaje për banoren jashtë shtëpisë së BBV

ot e ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë gazetarja Hygerta Sako, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për...

Aktiviteti elektoral i presidentit Biden me ish-presidentët Obama e Clinton,shënon rekord

Shuma e dhurimeve është një demonstrim i mbështetjes së demokratëve për presidentin Biden në një periudhë kur anketimet vazhdojnë të tregojnë nivele të ulëta...

Ngacmimet nga interneti/ Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është qyteti i dytë pas Tiranës që ka raportimet më...

Lajme të tjera

Web TV