30 vite nga Lëvizja Studentore, Qafoku: Azem Hajdari nuk ishte si gjithë studentët e tjerë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Dita e sotme shënon 30 vite që nga Lëvizja Studentore, ndërkohë që për këtë temë ka folur edhe profesori e studiuesi Roland Qafoku për RTV Ora.

Qafoku ka vënë në dukje se për të është e çuditshme historia e Azem Hajdarit, ndërkohë që për të ai nuk ka qenë një student si gjithë të tjerët, për vetë faktin se ishte më i madh në moshë se sa një student i një universiteti.

Një grup të rinjsh dhe të rejash, këtë duhet ta theksojmë, sepse aty kishte edhe vajza që sot Shqipëria nuk e di që kanë qenë në ballë. Kanë patur guximin dhe meritën e asaj që ndodhi.

Nuk mund të themi për pjesën tjetër që i mbështetën në mënyrë masive që ishin aq të qartë, ishin aq idealistë dhe të bindur se do të ndodhte. Është shumë e çuditshme historia e Azem Hajdarit, sepse janë disa detaje që të bëjnë të habitesh. Ai nuk ishte student si gjithë tjerët, ishte 27 vjeç dhe kishte familje, kishte dy fëmijë, ishte i martuar. Kishte bërë një jetë ndryshe.

Po ta marrësh në aspektin e maturisë, aty duhej dikush që ishte një më i madh se 18-19 vjeçar. Imagjinoni ta përmbyste pushtetin një 18 vjeçar. Kjo bëri që ai të kishte një diferenë nga të tjerët. Ai gjithashtu ishte më trim dhe me guximtar, i bindur për ta rrëzuar atë sistem. Ata që lëvizën ishin studentët më të mirë që ishin në Qytetin Studentit dhe krijuan një bërthamë që iu kundërvunë atij regjimi.

Pjesa tjetër ishte masive, si greva e ’91, por duhet thënë që gjërat nuk ishin shumë të qarta. Ajo është lëvizja më e madhe dhe më e rëndësishme në historinë e Shqipërisë, por të paktë ishin idealistët,” tha ndër të tjera Qafoku.


Të fundit

Italia mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinalen e Euro 2020

Italia është gjysmëfinalistja e dytë e Euro 2020, teksa do të ndeshet me Spanjën. Azzurët mposhtën 2-1 Belgjikën në...

Pesë ushqime që mbrojnë lëkurën nga rrezet e dëmshme të diellit

Dielli është një aleat i shëndetit tonë, pasi ndihmon në prodhimin e vitaminës D. Por, duket treguar kujdes për shkak të rreziqeve që sjell...

Tërmeti “shkund” Greqinë, ja ku ishte epiqendra

Një lëkundje sizmike me magnitudë 4.1 të shkallës Rihter u regjistrua mbrëmjen e sotme në Kretë në orën 22:46, sipas matjeve të Institutit Gjeodinamik...

Ofertat e martesës për ‘gratë e ISIS’ në kampin sirian, rruga e vetme drejt lirisë

Banoreve të kampeve u janë dërguar pagesa me një total prej rreth $500,000, sipas dëshmisë së grave brenda dhe rreth kampit sirian të Hawl,...

Morena Taraku ‘thyen çdo limit’, josh fansat me format trupore (Foto)

Modelja e famshme, Morena Taraku ka nxitur imagjinatën e fansave me fotot e fundit. Ajo ka publikuar në rrjete sociale, imazhe ku shfaqet mjaft joshëse. Bukuroshja...

Lajme të tjera

Web TV