Abuzonte seksualisht me të miturën prej 2 vitesh, kush është 57-vjeçari i arrestuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në qytetin e Kuçovës. Një 57-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht prej 2-vjetësh me një vajzë të mitur 10-vjeçe.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “1 Maji” në Kuçovë, në banesën e 57-vjeçarit Ajet Dume, ku jetonte edhe familja e vajzës prej 3 vitesh.

Të shpërngulur nga një fshat i Skraparit, familja e 10-vjeçares ishte vendosur në dy dhoma në ruajtje, në pronësi të 57-vjeçarit dhe banesat ndodheshin të dyja në të njëjtin oborr. Burime të brendshme pranë DPV Berat bëjnë me dije se vajza 10-vjeçe me inicialet A.D, gjatë denoncimit të kryer sot në polici, ku ishte e shoqëruar nga prindërit dhe një psikologe, ka shpjeguar gjithë historinë e abuzimit 2-vjeçar.

Pas denoncimit të bërë, 10-vjeçarja është dërguar për një vizitë mjeko-ligjore, nga e cila ka rezultuar se mbi të është abuzuar në mënyrë sistematike.

Pasi ka kryer të gjitha veprimet e para proceduriale, policia e Beratit ka arrestuar sot 57-vjeçarin Ajet Dume, nën akuzën e “Marrëdhënieve seksuale me të mitura”. Tashmë i takon organit të Prokurorisë së Rrethit Berat, të hetojë ngjarjen e rëndë dhe të zbardhë të gjithë dinamikën e saj./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Balluku në Lushnje: Nuk ka rritje të çmimit të energjisë për furrat e bukës

Çmimi i energjisë për furrat e bukës do të vijojë të mbetet i pandryshuar, duke mos rritur kostot e...

Të mungon dikush? Si ta përballosh ndjesinë e vetmisë

Njerëzit janë nga natyra krijesa shoqërore. Shumica e njerëzve dëshirojnë intimitet, shoqëri dhe lidhje të qëndrueshme me të tjerët. Megjithatë, në anën tjetër të...

Doganat greke paralajmërojnë grevë 48-orëshe/ Paralizohet lëvizja në pikat kufitare

Doganat greke kanë paralajmëruar një grevë 48 orëshe nga data 2 prill në orën 08.00 të mëngjesit dhe deri në 04 prill në 08.00...

Dita e gjyqit për “portalet”/ Rama: Komision për dezinformimin!

Shqipëria do të ngrejë një Komision Parlamentar për dezinformimin. Ky Komision i Posaçëm parlamentar vjen pas marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-ve, rekomandimet e BE-së...

Aktorja thotë se e ka humbur virgjërinë në moshën 35-vjeçare: Prisni derisa të jeni gati

Rebel Wilson, në një intervistë për People, i tregoi botës e e ka humbur virgjërinë në moshën 35-vjeçare. Ajo tha se më shumë rreth...

Lajme të tjera

Web TV