Infermierja e fotos-simbol ka një mesazh para Krishtlindjeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Unë shoh një shqetësim të madh nëse mblidheni bashkë për drekën e Krishtlindjes. Kini kujdes, për të mos e kaluar atë në spital ose më keq akoma, të mos keni kurrë më dreka të tilla në jetën tuaj…“.

Ky është paralajmërimi i Elena Pagliarinit, infermierja italiane, që po punon prej muajsh në urgjencën e spitalit të Kremonës, me pacientët e prekur me Covid, e cila u bë simbol i luftës kundër pandemisë kur, në valën e parë, ajo u portretizua e raskapitur para kompjuterit.

Ndërsa po diskutohet për meshën e mesnatës, drekat dhe darkat, me debatin për Krishtlindje të hapura në të gjithë Italinë, Pagliarini ka bërë një paralajmërim të qartë.

Infermierja, gjithashtu e nderuar për angazhimin e saj nga Presidenti i Republikës, Sergio Mattarella, nuk është shumë e ashpër në paralajmërimin e saj në Facebook: “Jam shumë e shqetësuar: nuk do të doja ta shihja veten për herë të tretë për të parë përsëri të njëjtat skena. Edhe unë kam një familje me të cilën do të doja të isha, por nuk do ta bëj, jo këtë vit. Unë do t’i kaloj Krishtlindjet në shërbim të njerëzve“.

Deklarata e infermieres, nuk u pëlqye nga shumë persona dhe gruaja ishte objekt kritikash në rrjetet sociale.

Këta infermierë duhet të pushojnë së bëri fenomenet shoqërore dhe të kufizohen vetëm duke bërë punën e tyre, pa paralajmërime. Një punë, që ata e kanë zgjedhur vetë dhe që askush nuk i ka detyruar ta bëjnë“, shkruan Nicola.

Mos na mërzit shumë .. !! Dhe le të kemi një Krishtlindje njerëzore … që në këtë moment tragjik po jetojmë në mënyrë çnjerëzore“, shkruan Alessandro./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Investimet e huaja/ Rama projekton rritje me 4 miliardë dollarë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, e sheh dialogun mes qeverisë dhe...

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës nën...

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2024

Dashi Mund të keni bërë shumë shpenzime në të kaluarën dhe tashmë mund t’ju duhet të përballeni me pasojat. Si rezultat, mund ta gjeni veten...

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern Munich. I tërhequr nga futbolli...

Lajme të tjera

Web TV