Shefja e Pediatrisë Infektive: Terapia e fëmijëve me Covid e njëjtë si te të rriturit

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Shefja e Shërbimit të Pediatrisë Infektive në QSUT, Xhorxhina Kule në një intervistë për ABC këtë të mërkurë është shprehur se deri më tani janë kuruar nga Covid 70 fëmijë, ndërsa vijojnë të jenë të shtruar në spital 10 fëmijë të infektuar me Covid.

Doktoresha në fjalën e saj me gazetaren Juli Xhokaxhi është shprehur se fëmijët e kalojnë në formë më të lehtë koronavirusin, por patjetër që ka pasur dhe raste të vështira.

Sipas saj nga marsi e deri më tani ka pasur një jetë të humbur nga Covid të një fëmije 16 muajsh dhe po ashtu një tjetër i cili ka qëndruar për disa ditë i intubuar por fatmirësisht tashmë është mirë.

Kemi 10 fëmijë të shtruar tashmë me Covid por që nga fillimi e deri më tani numri i fëmijëve me Covid të shtruar në spital shkon deri në 70 fëmijë.

Kemi parë që forma të rënda koronavirusi ka bërë dhe të moshat e reja dhe e njëjta gjë vlen të thuhet dhe te fëmijët me bronko-pneumoni, por dhe te fëmijët me sëmundje të ndryshme metabolike, me probleme të ndryshme gjenetike dhe me probleme zemre. Kemi pasur një rast fataliteti te një fëmijë 16 muaj.

Në oksigjen janë futur të gjithë moshat duke filluar nga një muajsh ne kemi hospitalizuar deri në 14 vjeç, ne kemi pasur dhe një fëmijë të intubuar në repartin e terapisë infektive dhe fatmirësisht pati ecuri të mirë dhe u shërua.

Duhet të kemi parasysh se rasti rastit nuk i ngjan, ka një udherrëfues ka disa insufiçenca bazë por nuk ka një preparat për të menaxhuar. Terapia që përdoret te fëmijët është e njëjtë dhe me të rriturit, ne përdorim antibiotiko terapinë,  etj, ka dhe disa antibiotikë që ne nuk i përdorim në rastet e fëmijëve”, ka thënë doktoresha./Fjala.al/


Të fundit


Problemi me targat Serbi-Kosovë: Çfarë thotë Marrëveshja e Brukselit?

Vendimi i autoriteteve të Kosovës për të zbatuar masa reciprociteti ndaj automjeteve me targa të Serbisë, që hyjnë në Kosovë, ka nxitur protesta të...

Përplasjet me Berishën/ “Trimërohet” Basha, nuk ka Kuvend kundër vendimet e SHBA-së 

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se nuk është as vegël e Ramës dhe as kukull e Berishës. Ai është i vendosur se...

Horoskopi ditor, 23 shtator 2021

Dashi Nëse keni qenë vetëm prej një kohe të gjatë, mos e humbni shpresën: është një moment pozitiv për ndjenjat dhe historitë e reja. Nga ana...

Lajme të tjera

Web TV