Aplikimet/Vkm 442, si legalizohen shtëpitë e ndërtuara para viteve 90

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çdo qytetar që ka një shtëpi të ndërtuar para 1991 duhet të plotësojë formularin pranë Kadastrës.

Sa aplikime janë kryer deri më tani dhe procesi që do të ndiqet ku qytetarët përfitojnë certifikatën e pronësisë të shtëpisë dhe truallit pa pagesë.

Prona në Shqipëri ka qenë gjithmonë një “mollë sherri” mes qytetarëve por edhe institucioneve sidomos pas viteve 90’, kohë kur toka u zu me forcë nga migrimet që u bënë.

Duke mos pasur asnjë marrëdhënie me truallin ku ndërtuan shtepitë, lindi detyrim ligjor që të lindte një institucion i cili do të merrej me pajisjen me një dokument pronësie. ALUIZNI u ngrit si institucion në vitin 2006 i cili u mor me ndërtime informale. Po shqiptarët nuk kishin vetëm këtë problem.

Shumë shtëpi të ndërtuara me leje ndërtimi të viteve para ’90 nuk kishin marrëdhënië me truallin. Për këtë Kadastra Shqiptare pati një sfidë tjetër, të hipotekonte shtëpitë që nuk kishin marrëdhënië me truallin.

Në këto kushte qeveria bëri një Vendim të Këshillit të Ministrave, VKM 442 që të fuste në proces edhe këtë kategori. Shumë qytetarë kanë një shtëpi që e ka të trashëguar nga të parët e tyre, por nuk disponon asnjë dokument pronësie për këtë pasuri.

Ndaj për këtë arsye nuk e përdor dot për qarkullim civil, apo për ta shfrytëzuar për kolateral për një kredi bankare. Kësaj problematike, Këshilli i Ministrave, i ka dhënë një zgjidhje duke miratuar vendimin nr. 442, date 18.07.2018, “Për përcaktimin e procedurës së kalimit të pronësisë e të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, të ndërtuara deri ne 10.08.1991 dhe të truallit funksional të tyre, duke përcaktuar ALUIZNI-n, sot Kadastra, si institucionin përgjegjës për trajtimin e tyre.

Sipas të dhënave, interesimi i qytetarëve ka qenë i madh, duke e kthyer këtë çështje për institucionin në një prioritet për ti dhënë zgjidhje. Nga momenti i miratimit të vendimit të sipërcituar dhe deri në Shtator të vitit 2020 në total pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, e cila ka trashëguar veprimtarinë e ALUIZNI-t, janë aplikuar në total 20.171 aplikime në të gjithë Republikën e Shqipërisë. Me më shumë aplikime kryesojne qytetet e mëdha përkatësisht: Fieri 2322 aplikime, Shkodra 2151 aplikime, Vlora 2015 aplikime, Lezha 1891 aplikime, Tirana 1859 aplikime, Korça 1623 aplikime e ndjekur nga Elbasani me 1243 aplikime.

Ndërkohë qytetarët paraqiten çdo ditë pranë sporteleve për të kryer aplikimet për shtëpitë e tyre. Menjëherë strukturat e ASHK-së kanë vijuar me evidentimin në terren të këtyre objekteve dhe deri me tani edhe pse pandemia ka dhënë efektin e vet, janë dhënë 1291 vendime, nga të cilat 220 vetëm për muajin Shtator.

Subjekti i cili posedon një ndërtesë të ndërtuar përpara vitit 1991, bëj një kërkesë tek ASHK-ja. Formulari i kërkesës gjendet në sportelet e ASHK-së dhe është i miratuar në vendimin nr. 442.

Ashtu siç e kemi përmendur më lart, subjekti i cili posedon një shtëpi të ndërtuar përpara vitit 1991, paraqitet në sportelet e ASHK-së dhe plotëson një kërkesë-formular, i cili vihet në dispozicion nga strukturat e institucionit.

Pas plotësimit të kërkesës ASHK-ja kryen procedurat e evidentimit në terren të objektit dhe vijon punen me përgatitjen e planimetrive. Brenda 20 ditëve nga konstatimi në terren ASHK-ja verifikon për pasuritë truall dhe ndërtesë nëse është regjistruar më parë ose jo titull pronesie si dhe kërkon informacion nga Agjencia e Trajtimit të Prones, nëse është marrë ose jo vendim për kthimin e pronës. Të dhënat e kërkesës dhe të evidentimit në terren të objektit bëhen publike për 30 ditë në ambjentet e njësisë administrative ku gjendet pasuria, në ambjentet e ASHK-së, në faqen e webit.

Për të konstatuar vitin e ndërtimit, ASHK-ja i referohet produktit të fotografimit ajror të territorrit të Republikës së Shqipërisë të vitit 1994 ose korrenspondencës së kryer me Arkivin Qendror Teknik. Këto procedura adminsitrative tashmë janë implementuar në ligjin nr. 20/20, Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë, përkatësisht në nenin 34 të tij.

Nëse poseduesi ka bërë ndërtim pa leje në këtë objekt, veprohet si më poshtë: Për objektin pa titull pronësie, Ashk-ja miraton titullin e pronësisë në bazë të gjendjes ndërtimore faktike. Për këto objekte miratimin dokumentit të pronësisë, për sipërfaqet e truallit deri në 300 m2 bëhet pa pagesë, pavarësisht se poseduesi ka kryer ose jo ndërtime pa leje në objekt.

Lexo edhe :  Moti 'çmendet' në fund të marsit, Shkodra dhe Kukësi mbulohen nga dëbora!

Kur trualli funksional i objektit pa titull pronësie është në pronësi të të tretëve, pa pronë private, atëhere poseduesi i objektit është i detyruar që të paguajë vlerën e truallit sipas çmimit favorizues. Meqënëse kjo procedurë ligjore për dhënien e titullit të pronësisë për këto objekte është konsideruar si një proces kalimtar, afati për përfundimin e tyre është viti 2028.

Risitë kryesore të vendimit të miratuar

  1. Lehtësimi i barrës së aplikuesit, nga detyrimet dhe dokumentacioni i tepërt, (aplikuesi tanimë do të duhet të paraqesë vetëm një numër shumë të kufizuar dokumentesh pranë Kadastrës
  2. Zgjidhja e të gjithë pamundësisë së deritanishme, për të provuar periudhën e ndërtimit (para datës 10.8.1991), gjë që ka penguar finalizimin e procedurës;
  3. Kalimi i pronësisë së truallit të ndërtesës falas deri në 300 metra katrore, si dhe mundësia për të blerë sipërfaqet mbi këtë masë.

Aplikimet për shtëpitë para 1991

Fieri 2322 aplikime,

Shkodra 2151 aplikime

Vlora 2015 aplikime

Lezha 1891 aplikime

Tirana 1859 aplikime

Korca 1623 aplikime e ndjekur nga Elbasani me 1243 aplikime.

Rivlerësuesit privat kërkojnë shtyrjen e afatit të rivlerësimit

ASHK ka arkëtuar 33.8 milionë dollarë nga tarifa 3% e diferencës së çmimit të blerjes me atë të shitjes

Interesi për të rivlerësuar pasuritë e patundshme këtë herë ka qenë më i ulët se vitet e tjera kur qeveria ka marrë nisma për t’u dhënë mundësi qytetarëve të vlerësojnë pronën me çmimin e tregut, duke paguar një taksë më të ulët se ajo 15% që është në momentin e shitjes. Edhe pse në kohë pandemie, qytetarët nuk kanë neglizhuar që të vlerësojnë pronën me vlerën 3 përqind.

Kjo është “koha” e dytë që qevria i ka dhënë qyetarëve për të bërë rivlerësimin e pronës. Nisi më shtatë shkurt dhe ishte parashikuar që do të zgjaste deri në shtator, por për shkak të pandemisë, qeveria i dha kohë deri në dhjetor për ti dhënë mundësi çdo qytetari që të vlerësonte pronën me një përqindje të ulët krahasuar me atë që është parashikuar në VKM.

Këto fushtata i kanë dhënë mundësi qytetarit që të kursejë disa para nga vlerësimi. Individët që do të kryejnë rivlerësimin do të paguajnë 3% të diferencës midis vlerës së shtëpisë në momentin e blerjes dhe vlerës pas rivlerësimit, ndërsa për bizneset është 5%. Por rivlërësuesit privat të cilët merren me këtë procedurë kërkojnë shtyrjen e këtij afati, pasi ka qytetarë që ende nuk janë të informuar, jetojnë jashtë, apo edhe nuk kanë pasur mundësi për ta bërë në këtë periudhë kohë.

Nga të dhënat që kemi siguruar nga Agjensia Shtetërore e Kadastrës nga muaji shkurt deri në ditët e para të dhjetorit janë në total 55 mijë aplikime, i cili është edhe muaji i fundit që mund të përfitosh nga amnistia e përkohshme që ofron ligji.

Agjentët imobiliarë thonë se kërkesat në rënie të rivlerësimit lidhen me situatën e pandemisë, ndërsa interes më i pakët është vënë re nga ana e bizneseve. “Interesi nuk është si vitet e tjera dhe lidhet me situatën e pandemisë, më pak kërkesë këtë herë ka patur nga bizneset, ndërsa individët kanë qenë më të interesuar”, shprehet rivlerësuesi Lefter Sila.

Rivlerësuesit sqarojnë se përpunimi i kërkesave në raste të caktuara zgjat edhe deri në 1 muaj, për shkak të reduktimeve që ka pësuar here pas here stafi i Agjencisë së Kadastrës nga situata e Covid, për këtë arsye ata kërkojnë shtyrjen me të paktën 3 muaj të tjerë të afatit të rivlerësimit.

“Në raste të ndryshme ka aplikime që përfundojnë brenda 1 jave dhe ka edhe aplikime që zgjatin 1 muaj apo 1 muaj e gjysmë. Për shkak të kohës që kërkon procesi duhet një shtyrje me 3-4 muaj”, tha Sila. Deri tani janë arkëtuar 33.8 milionë dollarë nga tarifa 3% e diferencës së çmimit të blerjes me atë të shitjes, nga 15% që duhet paguar në momentin që prona shitet pa rivlerësim. Qeveria synonte të arkëtonte nga ky proces 60 milionë dollarë, por për gjysmën e aplikimeve nuk është paguar ende taksa.

Marrë nga Gazeta Fjala

Të fundit

Shtatzënia përshpejton plakjen, por ja çfarë ndhodh pas lindjes

Ndryshimet e thella fizike, hormonale dhe kimike që lidhen me shtatzëninë mund të bëjnë që ora e plakjes të kthehet më...

“Eglën e njoh shumë mirë…”/Hygerta Sako zbulon detaje për banoren jashtë shtëpisë së BBV

ot e ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë gazetarja Hygerta Sako, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për...

Aktiviteti elektoral i presidentit Biden me ish-presidentët Obama e Clinton,shënon rekord

Shuma e dhurimeve është një demonstrim i mbështetjes së demokratëve për presidentin Biden në një periudhë kur anketimet vazhdojnë të tregojnë nivele të ulëta...

Ngacmimet nga interneti/ Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është qyteti i dytë pas Tiranës që ka raportimet më...

“Plas lufta” në burgjet e Ekuadorit/ Shkaktohen trazira, qindra të vrarë në pak kohë

Ky lajm u njoftua nga qeveria, ku zëvendësministri i sigurisë Lyonel Calderon tha se numri ishte i përkohshëm, pasi do të bëjnë një shqyrtimi...

Lajme të tjera

Web TV