Arkeologët vlerësojnë se kanë gjetur shtëpinë ku jetoi Jezu Krishti gjatë fëmijërisë së tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më shumë se një shekull gërmimi arkeologjik në manastirin e murgeshave në Nazaret, Izrael, do të kishte siguruar prova të sakta të shtëpisë ku Jezusi jetoi fëmijërinë e tij me Marian dhe Jozefin.

Studiuesi britanik Ken Dark, profesor në Universitetin Reading, ka botuar një libër ku përshkruan historinë e punës dhe zbulimin e provave që tregojnë për një shtëpi të gdhendur prej guri në një kodër shkëmbore, që me shumë gjasë i përkiste familjes së Jezu Krishtit. Dark, i cili ka një karrierë tridhjetëvjeçare mbi supe, filloi gërmimet në vitin 2004 dhe ishte në gjendje të krahasonte shtresa të ndryshme shkëmbi, duke gjetur njërën prej tyre që daton 21 shekuj më parë.

Që në shekullin e nëntëmbëdhjetë kjo zonë u tregua si shtëpia e Jezusit, Jozefit dhe Marisë, por disa arkeologë e hodhën poshtë idenë në vitet 1930.

Derisa projekti u rishikua, rreth pesëmbëdhjetë vjet më parë, studimet ishin duke u zhvilluar për një kishë të epokës bizantine. Pikërisht nën këto rrënoja, të cilat nga ana tjetër janë nën manastirin aktual, shtëpia në fjalë është identifikuar./fjala.al

Të fundit

Takimi i shumëpritur, çfarë ndodhi mes Gjestit dhe Xhenetës në korridoret e Top Channel?

Një ndër lidhjet dhe marrëdhëniet më të komentuara përveçse ajo me Eglin dhe Gjestin, ka qenë dhe raporti mes...

Nëna shqiptare me 4 fëmijë kapet me 18 kg marijuanë, gjyqi më 26 maj

Një nënë shqiptare që jeton në Saint-Brieuc të Francës do të gjykohet më 26 maj 2025. Ajo akuzohet për përpjekjen për të rikuperuar një pako...

Qori dhe Shabani për lobimin e Berishës: “6 mln euro, sa rrogat e 12 mijë demokratëve”

Përfaqësuesit e opozitës e shohin me dyshim kontratën e lobimit të Sali Berishës në SHBA. Për Report TV, Endri Shabani thotë se vlera e...

Autoritetet e emigracionit arrestojnë mbi 100 emigrantë, Trump: Urime, Amerikë!

Më shumë se 100 emigrantë, për të cilët Zyra e Imigracionit dhe Doganave (ICE) tha se ndodheshin ilegalisht në Shtetet e Bashkuara, u arrestuan...

Grushta në Prizren, basketbollisti Marques Townes sulmohet nga tifozët vendas

Ndeshja e basketbollit mes Bashkimit dhe Pejës në Pallatin e Sportit "Sezai Surroi" të Prizrenit është ndërprerë, pasi tifozët vendas kanë sulmuar me grushta...

Lajme të tjera

Web TV