Suksesi i Kombëtares së 21-vjeҫarëve, Bushi: Arritje fantastike, po bëhet punë e shkëlqyer me moshat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri i Kombëtares së 21-vjeҫarëve, Alban Bushi, ka folur ditën e sotme në një intervistë për Fshf.tv, ku ka analizuar eliminatoret e skuadrës së tij, ngjitjen në vazon 4 për shortin e radhës së eliminatoreve si rrjedhojë e pikëve të grumbulluara në këtë edicion dhe nuk ka hezituar të flasë për të ardhmen e 21-vjeҫarëve kuqezinj duke parë elementët cilësorë që vijnë nga U-17 dhe U-19, siç ndodhi dhe me MarioMitajn, i cili është vetëm 17 vjeç dhe luajti në dy ndeshjet me Kosovën dhe Anglinë.

Në shortin e muajit janar, ku kuqezinjtë do të njohin kundërshtarët e eliminatore të ardhshme për Euro 2021, Shqipëria do të jetë në vazon e katërt. Bushi nuk e fsheh gëzimin e tij dhe shprehet se kjo arritje është rrjedhojë e punës së mirë qëështë zhvilluar në dekadën e fundit.

“Ngjitja në vazon e katërt më bën të ndihem mirë. Tregon se është bërë një punë e mirë nga të gjithë futbollistët, tëcilët gjej rastin t’i falënderoj, nga i pari te i 40-ti, duke parë që ishin plot 40 futbollistë që morën pjesë këtë edicion. Njëfalënderim shkon për stafin teknik dhe atë administrativ për këtë arritje, që mund ta cilësoj pa frikë historike. Kjo ështëdiçka shumë e mirë për Shqipërinë, sepse mendohet se nga vazo 5 dhe 6 do të kemi dy kundërshtar më të lehtë në letër nga sezoni ardhshëm. Kjo arritje na bën të ndihemi mirë”, – nënvizon trajneri Bushi, i cili më pas ndalet të bëj një analizë të të gjithë fushatës eliminatore.

“Ishin eliminatore shumë të mira, sepse në fund ne arritëm të grumbullojmë 14 pikë si asnjëherë më parë, duke u renditur në vendin e tretë, diçka fantastike për ne. Unë si trajner pretendoja më shumë, objektivat i kisha më të larta, doja kualifikimin. Përtej kësaj, mbetet për t’u vlerësuar fushata eliminatore, sepse kemi bërë mirë. Në këtë edicion mund të bënim më mirë por kemi gabuar në dy ndeshje si ajo në Andorra dhe me Turqinë në shtëpi. Aty gabuam dhe nëse do të kishim ato pikë do të ishim kualifikuar në Kampionatin Europian, që do të ishte arritje e madhe për të gjithë Shqipërinë. Në tërësi mund ta cilësoj si një edicion pozitiv, ku edhe pse shumë lojtarë na janë larguar, ne kemi qëndruar në nivel të kënaqshëm”.

Dy edicionet e fundit eliminatore shumë lojtarë kanë bërë kalimin e madh, duke shkuar nga skuadra U-21 te Kombëtarja A. “Kalimi i lojtarëve te Kombëtarja A është një tjetër objektiv i arritur.Shumë lojtarë kanë kaluar te ekipi A, në shifra si asnjëherë më parë. Kjo është një punë e bërë shumë mirë nga Federata Shqiptare e Futbollit, sepse jo vetëm ekipi U-21, por të gjitha moshat nga U-15 deri te U-21 kanë punuar mirë për të furnizuar sa më shumë ekipin A. Strategjia jonë ka qenë për të përfshirë lojtarë të rinj, pavarësisht se mund të mos na ndihmojnë në atë ndeshje, por që t’i kishim si perspektivë për t’i çuar në Kombëtaren e madhe.

Dua të marr dy shembuj, siç janë Kumbulla dhe Broja. Kumbullën e kam thërritur tek U-21 kur ai ishte katër vite më i vogël se grupi, që luanim në atë moment si Keidi Bare e Seferi që ishin datëlindja 1996. Ai është datëlindja 2000 dhe ne aktivizuam për ta kaluar sa më parë nëKombëtaren A dhe kjo rezultoi e suksesshme. Kështu ndodhi edhe me Brojën, të cilin e grumbulluam pavarësisht se ishte tre vite më i vogël nga datëlindjet 1998 dhe tani është në ekipin e parë. Njëlloj edhe me Selahin. Ky është një objektiv i arritur 100% dhe një punë e bërë shumë mirë te moshat e Shqipërisë”, – shton Bushi, i cili sigurisht është i bindur se me të gjithë grupin e mundshëm në dispozicion rezultati i skuadrës kuqezi do të ishte edhe më i mirë, duke arritur një objektiv të parealizuar më parë deri më sot.
“Nëse do të kishim lojtarët që janë në ekipin Kombëtar A siç është Kumbulla, Mihaj, Broja, Selahi do të kishim zënë një vend akoma më të mirë, pse jo edhe kualifikimin, duke parë që janë lojtarë shumë të mirë. Do të na kishin ndihmuar shumë në edicionin që kaluam. Madje, këto lojtarë ende e kanë moshën për të luajtur me U-21”.

Lexo edhe :  Robert Pattinson bëhet baba për herë të parë

Në fund Bushi ndalet tek e ardhmja e 21-vjeҫarëve duke parë elementët që janë te U-17 dhe U-19.“Puna me moshat është specifike dhe delikate në mënyrën sesi duhet ta ndërtosh skuadrën për eliminatoret e ardhshme duke parë që të gjithëlojtarët largohen dhe ti duhet të marrësh një grup të ri.Federata e Futbollit ka dhjetë vite që ka filluar një projekt shumë të mirë me moshat duke bërë një organizim të mira nga U-15 te U-21 siç e thashë edhe pak më parë. Ne trajnerët e U-21 e kemi pak më të lehtë për të marrë lojtarë nga U-20 e poshtë. Kemi bërë diçka shumë të mirë duke futur lojtarët që e kanë pasur moshën për sezonin e ardhshëm, duke i përfshirë që këtë sezon. Kemi një grup me 8-9 që kanë moshë për të luajtur edhe edicionin e ri, lojtarëstabël. Ky do të jetë edhe boshti i ekipit me lojtarë si Muҫi, Ismailgeci, Tuci e Selmani. Kjo na ndihmon shumë sepse boshti mbetet. Thjesht duhet të afrojmë disa lojtarë për ta plotësuar grupin dhe për të bërë mirë”, – vijon trajneri i kuqezinjve të vegjël, duke shprehur besimin se ky brez mund të bëjë një paraqitje edhe më të mirë në edicionin e radhës.

“Unë kam shumë besim se ne do të bëjmë shumë mirë, pse jo të luftojmë edhe për kualifikim pavarësisht nga kundërshtarët që do të kemi përballë. Unë jam prej dy edicionesh te U-21 dhe e di shumë mirë se çfarëdo të thotë ekip i madh apo ekip i vogël. Të gjithë ekipet janë njësoj për ne. Nëse ne e mendojmë, luajmë ashtu siç dimë, sakrifikojmë për ekipin, sakrifikojmë për shokun, mund të mundim çdo kundërshtar. Në grupin e U-21 ka pasur momente që janë afruar edhe lojtarë që janë pesë vite më të vegjël se mosha që luan aktualisht, siç ështëMitaj i datëlindjes 2003, kapiteni i U-17 që luan te AEK-u Athinës. Këtë lojtar e aktivizuam edhe me Kosovën dhe me Anglinë.

Mendoj se është lojtar shumë i mirë, i perspektivës, të cilin Shqipëria do ta ketë për 15 vitet e ardhshme. Prandaj e theksoj që jemi munduar të afrojmë të rinj për të pasur një ekip sa më solid në vazhdimësi. Në njërën anë dhe jemi penalizuar, sepse shumë lojtarë kanë shkuar me ekipin e parë dhe në disa ndeshje mund të ishin të vlefshëm për ne. Përtej kësaj jemi të kënaqur, duke parë vendin e tretë dhe faktin që jemi tashmë në vazon e katërt, bilanci është pozitiv”, ka përfunduar analizën e tij trajneri Alban Bushi.

Të fundit

Shakira në një lidhje dashurie me aktorin e njohur?

Një dashuri e re? Tani që Shakira është single, po fokusohet në muzikë! Mirëpo, disa ditë pasi publikoi videoklipin e...

Kafja ju ndihmon të bini në peshë, ja sa filxhanë në ditë duhet që të shihni rezultate

Shpesh dëgjojmë, për shembull, se kafeja zvogëlon oreksin dhe ndihmon në humbjen e peshës, ndërsa të tjerë pretendojnë se pirja e kafesë mund të...

15 vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, PD e Rithemelimit ndryshon fasadën e selisë

Shënohen 15 vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Me këtë rast Partia Demokratike e Rithemelimit nderon këtë arritje madhore...

Qerrata Gjekmarkaj

Nga Namir Lapardhaja Personazhe politike që nuk e dinë çfarë thonë e çfarë besojnë, ka plot. Por nënkryetar Parlamenti nuk ka ndodhur shpesh të bëhen. I...

Mjeku zbulon shifrat e frikshme, ja sa persona vdesin nga kanceri në Shqipëri

Mjeku Ilir Alimehmeti u shpreh se në vendin tonë 9 persona humbin jetën nga kanceri. Sipas tij, statistikat mund të jenë më të mëdha, pasi...

Lajme të tjera

Web TV